Bota Postuar më 15 Gusht 2022, 11:00

Fitime rekord për Aramco - Prodhuesi saudit i naftës, 48.4 miliardë euro fitime në tremujorin e dytë të vitit

Nga SCAN TV
Fitime rekord për Aramco - Prodhuesi saudit i naftës, 48.4

Fitime rekord për Aramco, gjigandi saudit i naftës, prodhuesi më i madh në botë: 48.8 miliard dollarë në tremujorin e dytë të 2022-shit.

Një rezultat i favorizuar nga rritja e cmimit të naftës së papërpunuar si pasojë e luftës në Ukrainë dhe kërkesës së lartë pas pandemisë së Covid.

Fitimet e Aramco janë rritur me 90% në krahasim me një vit më parë dhe në periudhën prill – qershor 2022 është rritur me 22.7% në krahasim me tremujorin e parë të vitit.

Kompania është pika më e fortë e mbretërisë dhe ende burimi kryesor i të ardhurave për Arabinë Saudite pavarësisht përpjekjes së princit trashëgimtar Bin Salman për të hapur dhe për të ndryshuar ekonominë saudite, e cila varet shumë nga nafta.

Administratori i Përgjithshëm i Aramco u shpreh se pavarësisht pasigurisë ekonomike, ngjarjen në gjysmën e parë të këtij viti konfirmuan se investimet e vazhdueshme në këtë sektor janë të domosdoshme; si për të garantuar që tregjet të jenë të furnizuara mirë, por dhe për të lehtësuar një tranzicion energjitik.

Ai shtoi se kërkesa për naftë do të rritet dhe më shumë për pjesën e mbetur të këtij dhjetëvjecari, pavarësisht presioneve ekonomike që ulin pritshmëritë globale në një periudhë afatshkurtër.

Falë rritjes së cmimit të naftës, Arabia Saudite pritet të regjistrojë rritje të prodhimit të brendshëm bruto me 7.6% në vitin 2022, sipas vlerësimeve të publikuara në muajin prill nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Në fillim të muajit gusht, Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë deklaroi se kërkesa globale për naftë do të rritet më shumë se sa parashikohej këtë vit, për shkak të temperaturave të larta dhe rritjes së çmimit të gazit, që shtyjnë vendet të ndryshojnë lëndët djegëse për prodhimin e energjisë.

Cmimet e naftës janë ulur me 30 dollarë për fuci në krahasim me cmimet e larta në muajin qershor për shkka të rritjes së ofertës, por mbeten mesatarisht tek 100 dollarë. Vendet prodhuese të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës – OPEC, kanë rritur gradualisht prodhimin, në një kohë që liderët perëndimorë i kërkojnë që të prodhojnë dhe më shumë.

Dorina Kurtaj / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=lUcpL9hzGYU

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat