Gjenden 10 ton peshk i ngordhur në kushte misterioze në lumin Oder – Shkak, zhiva në ujë!

Rreth 10 tonë peshq mendohet të kenë ngordhur në lumin Oder, një katastrofë ekologjike. Si arsye shikohet zhiva. Ka kritika për mënyrën e komunikimit dhe menaxhimin e lumenjve.
Në lumin Oder, lumin kufitar mes Gjermanisë dhe Polonisë janë zbuluar sërish mijëra peshq të ngordhur, kësaj radhe në afërsi të qytetit Frankfurt mbi Oder. Autoritetet lokale kanë paralajmëruar banorët nga kontakti me ujin, kjo vlen edhe për kafshët shtëpiake dhe ato për përdorim.
Ende nuk dihet qartësisht, se cila është arsyeja e ngordhjes masive të peshqve, që u bë e ditur për herë të parë para dy javësh. Që në fund të korrikut peshkatarët polakë kanë gjetur tonelata peshq të ngordhur 300 km larg. Autoritetet polake gjetën në dy vende një lëndë të rrezikshëm helmuese, me gjasë Mesitylenin, që për peshqit është me pasoja fatale. Më vonë testet nuk treguan të dhëna për Mesitylen.
Prova të tjera të ujit që u morën nga autoritetet gjermane tregojnë vlera të larta të zhivës në anën gjermane të Oder në Brandenburg, njofton radioja publike rbb. Zhiva është si për njerëzit edhe për kafshët mjaft e rrezikshme. Por lumi Oder ka edhe probleme të tjera. Nxehtësia dhe thatësira. Kjo bën që peshqit në ujë të kenë një sasi të vogël oksigjeni, e arsyeja qëndron në nivelet e ulta të ujit. Kur ata janë të stresuar marrin frymë më shpejt dhe kjo do të thotë se kanë nevojë për më shumë oksigjen, thotë Christian Wolter, punonjës shkencor në Institutin e Leibnizit për ekologjinë ujore.
Eurodeputetja polake, Małgorzata Tracz shprehet e zemëruar mbi ngadalësinë e veprimit të autoriteteve. Megjithë njoftimet për një katastrofë mjedisore, autoritetet polake nuk paralajmëruan, as për të mënjanuar kontaktin me ujin. Sipas Małgorzata Tracz vetëm në afërsi të Olavas janë gjetur 8 tonë peshq të ngordhur.
Shoqatat gjermane bëjnë përgjegjëse masat e pamjaftueshme për ngordhjen masive si edhe mungesën e bashkëpunimit përtej ku fijve mes Gjermanisë, Çekisë dhe Polonisë. Eurodeputetja Małgorzata Tracz kujton se të tre vendet janë të lidhura përmes një marrëvesjhe të përbashkët ekologjike . Edhe Shoqata për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Natyrën, BUND kritikon mungesën e bashkëpunimit.
Që nga fundi i korrikut vijnë vërdallë peshq të ngordhur në lumin Oder në në gjatësi prej disa qindra kilometrash", thotë Broock. Ngordhja kaq masive është edhe një simptomë e gabimeve që janë bërë prej dekadash dhe pasojë e keqfinancimit të mbrojtjes ujore.
E . S / SCAN
Sondazh

Pas shiut del dielli? Jo në tregun valutor vendas!
Pas një rritje të përgjithshme gjatë fundjavës të gjitha valutat kryesore kanë pësuar një rënie te lehtë të vlerës përballë monedhës vendase. Kështu Dollari......

Udhëtimi do të jetë 40% më i lirë këtë vjeshtë sesa në pikun e verës!
Çmimet e udhëtimeve do të bien 40% në javët e para të vjeshtës, sipas të dhënave nga Hopper, faqja dhe aplikacioni për gjetjen e marrëveshjeve më të mira të......

Ngrohja globale dhe lopët: Pse nxehtësia është e keqe për prodhimin e qumështit?!
Ndërsa ngrohja globale intensifikohet, njerëzit do të vuajnë gjithnjë e më shumë nga rritja e temperaturave. Por si do të ndikojë ndryshimi i klimës tek lopët?......

Perla gjigante e gjetur nga një peshkatar në Filipine shitet me një shifër rekord në SHBA!
Perla gjigante prej 130 milionë dollarësh është në duar private në SHBA pasi u hoq nga Filipinet. Perla 36 kg, që mendohet të jetë më e madhja e zbuluar......

Çmimet e naftës ranë me gati 30% në 2 muaj. Cilët janë faktorët kryesorë që ndikuan dhe çfarë ndodh më pas?!
Çmimet e naftës ngadalë po bien përsëri pas një rritjeje të shkaktuar nga fillimi i operacionit ushtarak rus në Ukrainë, duke lehtësuar shumë politikanët,......

NASA kërkon të ‘shndërrojë’ Diellin në një teleskop gjigant për të kërkuar jetë jashtëtokësore! (FOTOT)
Një projekt ambicioz i financuar nga NASA propozon përdorimin e Diellit si një lente gjigante për të parë në qoshet e largëta të universit dhe ndoshta për të......

Analiza: Pse “buzëqeshja e dollarit” i bën të tjerët të vrenjten?!
Që nga fillimi i vitit 2022, dollari është mbiçmuar me më shumë se 10% kundrejt monedhave të tjera kryesore, duke iu afruar niveleve më të larta në 20 vitet e......

Studimi: Edhe nivelet e ulëta të ndotjes së ajrit mund të dëmtojnë shëndetin!
Një studim në një nga vendet më të pastra në botë mund t'i ndihmojë qeveritë të mendojnë për mënyrat e ardhshme për të menaxhuar ndotjen e ajrit. Të dhënat......