Britania e Madhe, zyrtarisht në krizë thatësire - Dyqanet në vend nisin racionimin e shisheve me ujë

Një pjesë e Britanisë së Madhe është zyrtarisht në krizë thatësisre mes temperaturave përvëluese dhe pothuajse asnjë reshje shiu që nga muaju qershor, ndërsa supermarketet filluan të racionojnë ujin në shishe për të parandaluar blerjet e tepruara. Miliona familje janë prekur nga reduktimet e furnizimit me ujë.
Banorët në Londër, Anglinë Jugperëndimore, Anglinë Jugore dhe Qendrore dhe Anglinë Lindore janë zhvendosur në statusin e thatësirës ku u kërkohet të jenë të kursyer me ujin për shkak të verës më të thatë në 50 vitet e fundit pa reshje. Agjencia e Mjedisit konfirmoi se tetë nga 14 zonat e saj janë duke përjetuar zyrtarisht thatësirën.
Shpallja zyrtare e thatësirës nuk shkakton automatikisht kufizime ligjore për përdorimin e ujit në tetë zonat e Anglisë të lartpërmendura, por shkakton më shumë presion mbi kompanitë e ujit për të ndaluar klientët të përdorin masivisht ujin. Larja e automjeteve me ujë nga rubineti gjithashtu mund të shpallet së shpejti e paligjshme.
Nëse nuk nisin reshje në javët e ardhshme, miliona britanikë do ta kenë të ndaluar të lajnë automjetet e tyre, por dhe dritaret e ndërtesat. Mund të nënkuptojë gjithashtu racionimin e ujit për familjet.
Britanikëve iu është thënë tashmë që të bëjnë dush të shpejtë, të lajnë me lavatrice vetëm kur ajo të jetë e mbushur plot dhe larësen e enëve ta vënë në punë maksimumi një herë në ditë.
Është thatësira e parë e deklaruar në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2018, por pavarësisht paralajmërimit për reshje të dendura dhe stuhive këtë të hënë, pjesa më e madhe e Anglisë jugore nuk ka gjasa të regjistrojë reshje të paktën deri në muajin shtator.
Dorina Kurtaj / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=kFTwkZxHepc
Sondazh

Francë, shteti hedh në gjyq shtetin! Kompania energjetike e vendit kërkon dëmshpërblim prej 8.3 miliardë euro
Pak javë pas deklaratës së qeverisë franceze për kompletimin e procesit për të kthyer në pronë shtetërore kolosin energjitik Elekticiteti i Francës, EDF hedh......

Kriza e kostos së jetesës dhe inflacioni në rritje: A mund të ndihmojë një lëvizje në karrierë?!
Qoftë nëpërmjet lajmeve apo në xhepin tuaj, është e vështirë t'i shpëtoni rritjes së inflacionit dhe rritjes së kostos së jetesës për momentin. Çmimet e......

Studimi: Britania do të ‘rrëzojë’ nga froni industrinë e shampanjës për shkak të ndryshimeve klimatike!
Mbretëria e Bashkuar mund të ‘rrëzojë’ rajonet kryesore prodhuese të verës Shampanjë dhe Burgundy në Francë për shkak të efekteve të ndryshimeve klimatike,......

Me cilën diplomë universitare do të fitoni më shumë para? Këto janë më të mirë paguarat!
Fundi i verës është zakonisht momenti kur publikohen rezultatet e provimeve dhe adoleshentët nisin fazën tjetër të arsimimit në universitet. Diploma që ata......

Gjenden 10 ton peshk i ngordhur në kushte misterioze në lumin Oder – Shkak, zhiva në ujë!
Rreth 10 tonë peshq mendohet të kenë ngordhur në lumin Oder, një katastrofë ekologjike. Si arsye shikohet zhiva. Ka kritika për mënyrën e komunikimit dhe......

Pas shiut del dielli? Jo në tregun valutor vendas!
Pas një rritje të përgjithshme gjatë fundjavës të gjitha valutat kryesore kanë pësuar një rënie te lehtë të vlerës përballë monedhës vendase. Kështu Dollari......

Udhëtimi do të jetë 40% më i lirë këtë vjeshtë sesa në pikun e verës!
Çmimet e udhëtimeve do të bien 40% në javët e para të vjeshtës, sipas të dhënave nga Hopper, faqja dhe aplikacioni për gjetjen e marrëveshjeve më të mira të......

Ngrohja globale dhe lopët: Pse nxehtësia është e keqe për prodhimin e qumështit?!
Ndërsa ngrohja globale intensifikohet, njerëzit do të vuajnë gjithnjë e më shumë nga rritja e temperaturave. Por si do të ndikojë ndryshimi i klimës tek lopët?......