Europa Postuar më 15 Gusht 2022, 10:56

Francë, shteti hedh në gjyq shtetin! Kompania energjetike e vendit kërkon dëmshpërblim prej 8.3 miliardë euro

Nga SCAN TV
Francë, shteti hedh në gjyq shtetin!  Kompania energjetike e vendit

Pak javë pas deklaratës së qeverisë franceze për kompletimin e procesit për të kthyer në pronë shtetërore kolosin energjitik Elekticiteti i Francës, EDF hedh në gjyq shtetin duke kërkuar një dëmshpërblim prej 8.3 miliardë euro. Sipas shoqërisë ky është totali i humbjes pas vendosjes së një cmimi tavan të cilin kompania energjetike duhet ta respektojë për të kompensuar pozicionin e saj të monopolit.

Praktikisht EDF duhet të shesë për këtë vit 20 teravatorë me cmim të rregulluar prej 46.2 euro për megavatorë, plus 100 teravatorë të tjerë që aktualisht po i shet me 42 euro për megavatorë. Objektivi është që faturat e energjisë elektrike për familjet të qëndrojnë në nivel të ulët. Që në fillim të vitit kompania shënoi një rënie prej 20% në bursën e Parisit pas ministri i financave deklaroi në një interivistë se qeveria do e detyronte shpqërinë që të shiste energji elektrike me cmim të ulët për të lehtësuar presionin e kostos së lartë të jetesës për familjet dhe sipërmarrjet.

Tani Edf paraqet faturën për fitimet e humbura gjatë sezonit të rritjes së çmimeve të energjisë. Lëvizja e fundit para shtetëzimit të plotë. Shteti francez po padit veten, pasi aktualisht ka 83% të aksioneve të kompanisë. Nga ana tjetër, në takim, presidenti dhe CEO i kompanisë, një apel administrativ paraprak pranë shtetit francez për të kërkuar tërheqjen e dekretit dhe urdhërat e muajit mars.

Tkurrja e fitimeve filloi në janar, pas shpalljes së masës që synonte të kufizonte rritjen e faturave në 4% si pjesë e një plani që përfshinte 8 miliardë euro ulje të taksave për konsumin e energjisë elektrike.

Faktor që thelloi dhe më shumë humbje në financat e EDF dhe bëri të domosdoshëm kompletimin e procesit për ta kthyer në pronë shtetërore. Grupi ka një borxh që mund të kalojë 60 miliardë euro në fund të 2022, gjysma e 58 reaktorëve janë të mbyllur. Nga ana tjetër, më shumë se tridhjetë reaktorë kanë arritur ose do të arrijnë dyzet vjet aktivitet operacional deri në vitin 2030.

Në fakt, që nga ky vit Franca nuk është më një eksportues neto i energjisë, por është kthyer në një importuese, duke shtuar presionin në tregun europian. Dhe pikërisht në këtë situatë ka ndodhur një problem tjetër: nxehtësia anormale që ka rritur temperaturën e ujit në lumenjtë e përdorur për të ftohur reaktorët bërthamorë dhe që mund të ulë prodhimin në termocentrale.

Dorina Kurtaj / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=PWyyyUBXcyk

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat