Bota Postuar më 15 Gusht 2022, 11:04

Rusia mund të blejë monedhat e vendeve “mike” - Juanë, rupi, lira turke do të shërbejnë për fondin e ditëve të krizës

Nga SCAN TV
Rusia mund të blejë monedhat e vendeve “mike” -

Banka qendrore e Rusisë, deklaroi se vendi po shqyrton blerjen e monedhave të vendeve "mike" si Kina, India dhe Turqia për t'i mbajtur në Fondin e saj Kombëtar të Pasurisë, pasi nuk mund të blejë dollarë ose euro për shkak të sanksioneve.

Banka tha se po i qëndronte politikës së një ritmi të luhatshëm të kursit të këmbimit të rublës, por theksoi se ishte e rëndësishme të rivendosej një rregull buxhetor i cili devijonte të ardhurat e tepërta nga nafta në fondin e ditëve të krizës.

Në një raport mbi politikën e saj monetare për 2023-2025, banka qendrore ruse tha se po diskutohen opsione të ndryshme për t’u rikthyer në rregullin fiskal si dhe për mbushjen e fondit duke marrë parasysh sanksionet perëndimore kundër Rusisë.

Fondi menaxhohet nga ministria e financave, por është pjesë e rezervave ndërkombëtare të bankës qendrore, të cilat përfshijnë gjithashtu juan. Ato arritën në rreth 640 miliardë dollarë në shkurt, nga të cilat gati gjysma ishte ngrirë nën sanksionet perëndimore.

Ekonomia ruse do t'i kthehet rritjes në vitin 2024 pas dy vitesh tkurrje dhe inflacioni do të ngadalësohet në objektivin prej 4% deri atëherë, duke i lejuar bankës qendrore të sjellë normën bazë në intervalin 5-6% në vitin 2025, tha banka qendrore.

Norma bazë e interesit, instrumenti kryesor i politikës monetare të bankës qendrore, do të jetë mesatarisht 6.5% - 8.5% vitin e ardhshëm dhe gradualisht do të bjerë në 6%-7% në 2024 dhe 5%-6% në 2025, nga 8% që ishte më parë.

Dorina Kurtaj / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=0cpjY-0Y9hk

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat