Kosova nis kufizimet e energjisë elektrike - Nga e hëna energjia do të mungojë dy orë. Furnizimi vetëm nga prodhimi vendas

Kosova ka nisur këtë të hënë kufizimin e furnizimit me energji elektrike të popullatës. Nga ora 8 e mëngjesit të gjithë konsumatorët do të kenë 6 orë energji dhe 2 orë kufizime, pasi furnizimi do të kryhet vetëm nga prodhimi në vend.
Shkak për këtë vendim është bërë fakti se Kompania e Shpërndarjes së Energjisë (KEDS) dhe ajo e furnizimit me energji KESCO nuk kanë mundësi financiare që të importojnë krahas prodhimit vendas. Çmimet e jashtëzakonshme në tregjet ndërkombëtare dhe mosmbulimi i kostos së sistemit janë arsyet kryesore.
Sipas burimeve zyrtare, qeveria e Kosovës duhet të subvenciononte KEDS me rreth 100 milionë euro për blerjen e energjisë nga jashtë. Por, deri tani kjo nuk është bërë e mundur, duke e rënduar më tej situatën.
Të dy kompanitë e mësipërme e kanë mbyllur vitin 2021 me humbje të mëdha financiare, njëra 27.8 milionë euro dhe e tjetra 18.5 milionë euro, në një total që arrin në mbi 46 milionë euro humbje.
Në Kosovë, rreth 94 për qind e energjisë prodhohet nga termocentralet me qymyr dhe pjesa tjetër nga burimet e rinovueshme si hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet diellore.
Në fillim të këtij muaji qeveria e Kosovës, miratoi vendimin për shpalljen e masave emergjente në furnizimin e energjisë, që u votuan më pas edhe nga Kuvendi. Masat e marra do të qendrojnë në fuqi për 60 ditë nga miratimi në Kuvend. Ky institucion mund të zgjasë më tej këtë afat nga 30 deri në 180 ditë.
Me qëllim të sigurimit të energjisë së mjaftueshme gjatë dimrit dhe të mbrojtjes së interesit publik, emergjenca ndër të tjera, përfshin:
Masa mbështetëse për qytetarët me qëllim sigurimin e ngrohjes gjatë dimrit; Ndalimin e përdorimit të energjisë elektrike për prodhimin e kriptovalutave; Mbështetjen e Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT) për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në funksion të ruajtjes së sigurisë së sistemit elektro-energjetik; dhe Masa në kursimin e konsumit të energjisë elektrike nga të gjitha institucionet.
Njëkohësisht, Ministria e Ekonomisë po monitoron situatën elektroenergjetike në vend dhe ndërhyrjet e Korporatës Elektroenergjetike në përgatitjen e termocentraleve për sezonin e dimrit.
Sipas qeverisë së Kosovës, ndonëse termocentralet janë tejet të vjetruara, drejtuesit e Korporatës së bashku me ekipet e mirëmbajtjes janë duke bërë maksimumin që blloqet e termocentraleve të gjenerojnë energji elektrike të mjaftueshme për të mbuluar kërkesën. Termocentralet janë në funksion mbi 80% të kohës gjatë një viti, që është mbi mesataren botërore të punës së termocentraleve me qymyr.
Dorina Kurtaj / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=xDFBrjMVaOQ
Sondazh

Në mesin e thatësirës rekord në Europë sa janë prurjet natyrore dhe cila është situata energjetike në vend?!
KESH ka publikuar situatën aktuale në të tria HEC në kaskadën e lumit Drin ku më konkretisht prurjet natyrore janë: - HEC Fierzë 60 m3/s - HEC Koman 20......

Rusia mund të blejë monedhat e vendeve “mike” - Juanë, rupi, lira turke do të shërbejnë për fondin e ditëve të krizës
Banka qendrore e Rusisë, deklaroi se vendi po shqyrton blerjen e monedhave të vendeve "mike" si Kina, India dhe Turqia për t'i mbajtur në Fondin e saj Kombëtar......

Fitime rekord për Aramco - Prodhuesi saudit i naftës, 48.4 miliardë euro fitime në tremujorin e dytë të vitit
Fitime rekord për Aramco, gjigandi saudit i naftës, prodhuesi më i madh në botë: 48.8 miliard dollarë në tremujorin e dytë të 2022-shit. Një rezultat i......

Britania e Madhe, zyrtarisht në krizë thatësire - Dyqanet në vend nisin racionimin e shisheve me ujë
Një pjesë e Britanisë së Madhe është zyrtarisht në krizë thatësisre mes temperaturave përvëluese dhe pothuajse asnjë reshje shiu që nga muaju qershor, ndërsa......

Francë, shteti hedh në gjyq shtetin! Kompania energjetike e vendit kërkon dëmshpërblim prej 8.3 miliardë euro
Pak javë pas deklaratës së qeverisë franceze për kompletimin e procesit për të kthyer në pronë shtetërore kolosin energjitik Elekticiteti i Francës, EDF hedh......

Kriza e kostos së jetesës dhe inflacioni në rritje: A mund të ndihmojë një lëvizje në karrierë?!
Qoftë nëpërmjet lajmeve apo në xhepin tuaj, është e vështirë t'i shpëtoni rritjes së inflacionit dhe rritjes së kostos së jetesës për momentin. Çmimet e......

Studimi: Britania do të ‘rrëzojë’ nga froni industrinë e shampanjës për shkak të ndryshimeve klimatike!
Mbretëria e Bashkuar mund të ‘rrëzojë’ rajonet kryesore prodhuese të verës Shampanjë dhe Burgundy në Francë për shkak të efekteve të ndryshimeve klimatike,......

Me cilën diplomë universitare do të fitoni më shumë para? Këto janë më të mirë paguarat!
Fundi i verës është zakonisht momenti kur publikohen rezultatet e provimeve dhe adoleshentët nisin fazën tjetër të arsimimit në universitet. Diploma që ata......