Europa Postuar më 13 Gusht 2023, 11:02

Temperatura rekord në Spanjë prej gati 47°C !

Nga SCAN TV
Temperatura rekord në Spanjë prej gati 47°C !

Qyteti spanjoll i Valencias theu një rekord të nxehtësisë dje kur arriti 46.8°C. Rekordi i ri u vendos në aeroportin e Valencias, tha agjencia meteorologjike spanjolle Aemet. Vapa ekstreme ka bërë të mjerueshme kushtet e jetesës në qytetin bregdetar mesdhetar.

Spanja është në mes të valës së tretë të të nxehtit të verës. Tetë zona rreth qyteteve Valencia dhe Murcia janë në alarm të kuq, që do të thotë rrezik ekstrem për shkak të nxehtësisë.

Gjashtë stacione rreth Valencias dhe qytetit fqinj të Castellón regjistruan temperatura mbi 44°C të enjten. Të mërkurën, dy zona pranë Seviljes dhe Granadës, në Andaluzi, e kaluan këtë prag.

Rekordi historik për Spanjën u thye më 14 gusht 2021, me 47.6°C të regjistruar në La Rambla, në jug të Kordobës, në Andaluzi (në jug).

Shkencëtarët thonë se rritja e valëve të të nxehtit, si dhe kohëzgjatja dhe intensiteti i tyre në rritje, është për shkak të ndryshimeve klimatike.

Zjarret në pyje janë shumë më të mundshme gjatë nxehtësisë ekstreme, së bashku me thatësirën.

Më shumë se 1300 hektarë janë djegur në më pak se një javë në Spanjë. Gati 71,000 hektarë janë djegur që nga fillimi i vitit, sipas Sistemit Europian të Informacionit të Zjarrit të Pyjeve (Effis), më i ulët se rekordi i vitit 2022, kur u shkatërruan më shumë se 300,000 hektarë.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat