Frontex: Rekord i hyrjeve të parregullta në kufijtë e BE-së

Frontex, Agjencia e Mbrojtjes Kufitare të BE-së, njoftoi në Varshavë, se vetëm përmes itinerarit qendror të Mesdheut drejt Italisë dhe Maltës kanë mbërritur rreth 90.000 persona në Europë. Këta janë dy herë më shumë krahasuar me një vit më parë. Për një zhvillim të tillë, sipas Frontex, ndikon gara e ashpër mes kontrabandistëve si dhe ulja e çmimeve për kontrabandimin e njerëzve në Libi dhe në Tunizi.
Krahasuar me shtatë muajt e parë të vitit të kaluar sivjet numri i mbërritjeve ilegale në BE është rritur me 13 përqind, sipas Frontex. Vetëm në korrik janë regjistruar 42.700 hyrje ilegale, 19 përqind më shumë se në korrikun e vitit 2022 dhe aq shumë sa asnjëherë që nga marsi i vitit 2016. Rritja e numrit të emigrantëve ilegal vjen vetëm përmes kalimeve në det drejt Italisë dhe Maltës. Në itineraret e tjera të emigracionit ka rënie të fluksit.
Kalimet e kufirit përmes itinerarit të Ballkanit, sipas Fronte-it, janë ulur me një të katërtën, gjatë këtij viti ka pasur rreth 52.200 raste. Në itinerarin e Mesdheut lindor përmes Turqisë janë regjistruar 17.100 emigrantë, një minus me 29 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Edhe nga itinerari i Afrikës Perëndimore ka pasur rënie të numrit të emigrantëve ilegalë (7.700), nga itinerari i Mesdheut perëndimor (6.800) dhe nga Bjellorusia (2.800) kanë hyrë më pak persona në BE.
E . S / SCAN

Nga po “dynden” më shumë turistët në Shqipëri? - Turqia, Gjermania dhe Italia, 3 shtetet me rritjen më të madhe mes “Top 10”
Lulëzimi i turizmit shqiptar këtë vit ka bërë bujë të madhe, sidomos përtej kufinjve tanë, dhe veçanërsiht në Itali, ku thuajse përditë, mediat më prestigjioze......

Tregu i sigurimeve rrit asetet dhe investimet - Raporti i Mbikqyrjes: Totali i aktiveve u rrit me 7.3%, 43.5 miliardë lekë
Viti 2023 e ka gjetur tregun shqiptar të sigurimeve me rritje të fortë të aktiveve por veçanërisht me rritje edhe më të fortë të investimeve. Sipas Raportit të......

Investimet në ujësjellës - AKUM hap 2 tenderë për projektimin e rrjetit në Vlorë dhe Elbasan
Teksa shumë qytete vuajnë furnizimin 24 orë me ujë, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime ka hapur 2 tenderë për investime në qytetet e Vlorës dhe......

Suedia do ndërtojë 10 reaktorë të rinj bërthamorë - Ekspertët e mjedisit thonë se kostot janë shumë të shtrenjta
Ekspertët e mjedisit kanë kritikuar planin e qeverisë suedeze për të ndërtuar të paktën 10 reaktorë bërthamorë në 20 vitet e ardhshëm, duke dyfishuar numrin......

Prill-qershor, ekonomia e Kosovës u rrit 4% - Sipas BQK, kërkesa e brendshme vlerësohet si faktori kryesor që ka kontribuar
Vlerësimet e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) sugjerojnë për një rritje reale ekonomike prej 4 përqind gjatë tremujorit të dytë të vitit. Sipas një analize,......

Kina “çliron” grupet turistike - Lejohen të udhëtojnë në mbi 70 vende
Kina hoqi ndalimin e hyrjes në vend për grupet e organizuara turistike nga më shumë se 70 vende, duke i dhënë një nxitje aksioneve të agjencive të udhëtimeve......

Çmimet e naftës mund të rriten më tej këtë vit - Por, kërkesa për vitin 2024 do të ngadalësohet ndjeshëm
Shkurtimet e furnizimit të OPEC+ mund të gërryejnë inventarët e naftës në pjesën tjetër të këtij viti, duke sjellë çmime edhe më të larta, përpara se rritja e......

Bien të ardhurat nga eksportet e naftës dhe mineraleve - Renta minerare/ Në 6 muaj u arkëtuan 1.5 mld lekë, 36.8% më pak se planet e qeverisë
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 1.5 mld lekë nga taksa e rentës minerare në eksport në gjysmën e parë të vitit, duke shënuar rënie, në raport me të njëtën......