Bien të ardhurat nga eksportet e naftës dhe mineraleve - Renta minerare/ Në 6 muaj u arkëtuan 1.5 mld lekë, 36.8% më pak se planet e qeverisë

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 1.5 mld lekë nga taksa e rentës minerare në eksport në gjysmën e parë të vitit, duke shënuar rënie, në raport me të njëtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në raport me janar-qershorin e vitit 2022, të ardhurat nga renta minerare ranë me 34%, duke bërë që në buxhet të mblidhen 785 mln lekë më pak se 6-mujori i parë i vitit të kaluar.
Të ardhurat kanë pësuar rënie edhe me parashikimet e qeverisë, duke qenë se përbëjnë realizim në masën 63.2% kundrejt planit apo thënë ndryshe 36.8% më pak. Kjo ulje e të ardhurave duket se reflekton uljen e çmimit të naftës, në tregjet ndërkombëtare.
Kjo pasi, kompanitë paguajnë në shtet rentën minerare, që përllogaritet mbi vlerën e tatueshme të të ardhurave nga aktiviteti i nxjerrjes. Për kromin, bakrin dhe hekur-nikelin, ajo është në masën 6%, ndërsa për mineralet e tjerë varion nga 4%-10%.
Ndërkohë që, sa i takon hidrokarbureve, renta minerare llogaritet duke aplikuar një normë prej 10 për qind të vlerës së tregut të hidrokarbureve (naftë dhe gaz) të nxjerra në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Të dhënat e fundit të disponueshme, nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, që i përkasin vitit 2019, tregojnë se nga vendi ynë u eksportua rreth 631 mijë ton naftë, ndërkohë që prodhimi në këtë vit ishte mbi 1 mln ton. Sasia më e madhe e naftës është eksportuar në vitet 2013 dhe 2014, duke arritur në mbi 1 mln ton në vit.
Ola Mitre/ SCAN
Sondazh

Të ardhura të bollshme në buxhet, rekord historik suficiti - Qeveria rrit arkëtimet e pakëson shpenzimet. Plus 47 miliardë lekë për 6-mujorin
Të ardhurat e bollshme në buxhet dhe shpenzimet relativisht të ulëta kanë sjellë për pasojë që suficiti fiskal të arrij rekordin historik prej 47 miliardë......

Prodhimi i kromit u rrit me 43.5% - AKBN: Gjatë 2022-it u prodhuan 933 mijë ton mineral për eksport
Prodhimi i mineralit të kromit u rrit ndjeshëm gjatë vitit 2022, në raport me 1 vit më parë. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia KombëtAre e Burimeve......

Dy arsyet që po “dekompozojnë” Euron - BSH: Shkaktarë, flukset e larta hyrëse dhe rritja e besimit të publikut te leku
Në raportin e tretë të Politikave Monetare, Banka e Shqipërisë për herë të parë ka argumentuar në një analizë të detajuar arsyet që qëndrojnë pas dekompozim të......

Çfarë i tërheq mushkonjat?
4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi i karbonit që nxjerrim me frymëmarrje,......

Një kulture e pazakontë po rritet në shkretëtirën e Abu Dhabit!
Kërpudhat zakonisht mbijnë nga dyshemetë pyjore të errëta dhe të lagështa ose lulëzojnë në degët e rënë të pemëve. Tani, një startup në Abu Dhabi ka gjetur një......

Arrestohet Kryebashkiaku bullgar për mashtrim të BE-së për 169 mijë euro subvencione!
Një turmë mbështetësish i dhanë mbështetjen e tyre Valentin Dimitrov, i cili mohon akuzat, kur doli nga selia e policisë në Dobrich, Bullgari. Protestuesit......

Lindjet vijojnë të thellojnë rënien - Në gjysmën e parë të vitit rezultojnë 12.8% më pak bebe se një vit më parë
Lindjet vijojnë trendin rënës edhe në tremujorin e dytë të këtij viti tregojnë të dhënat mbi treguesit demografikë nga “Instituti i Statistikave”. Numri i......

Ulje e taksave për çipat dhe batëritë - Japonia synon prodhimin në vend të këtyre materialeve për makinat elektrike
Japonia planifikon të ulë taksat për bateritë dhe gjysmëpërçuesit e automjeteve elektrike që prodhohen në vend duke nisur nga prilli 2024, me qëllim për të......