Prodhimi i kromit u rrit me 43.5% - AKBN: Gjatë 2022-it u prodhuan 933 mijë ton mineral për eksport

Prodhimi i mineralit të kromit u rrit ndjeshëm gjatë vitit 2022, në raport me 1 vit më parë. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia KombëtAre e Burimeve Natyrore, në fund të vitit 2022, në këtë degë të industrisë minerare u prodhuan rreth 933 mijë ton mineral kromi kryesisht për eksport. Ndërkohë që, në vitin 2021 u nxorrën rreth 650 mijë ton apo 43.5% më pak se viti 2022. Gjithsesi, nxjerrja e këtij minerali nuk ka arritur nivelet e vitit 2019, që shënoi vlerat më të larta të paktën në 18 vitet e fundit, me gati 1.3 mln ton.
Sipas, AKBN në aktivitetin minerar të kromit janë aktive 249 licenca shfrytëzimi minerare. Ndërkohë që, aktivitetet prodhuese janë të përqendruara në Bulqizë me rreth 122 leje aktive të ndjekura nga Kukësi, Tropoja dhe Hasi. Sipas AKBN, në degën e industrisë minerare të kromit kryhen dhe vazhdojnë të ndërmerren investime të rëndësishme si në shfrytëzimin e mineraleve ashtu edhe në prodhimin e koncentratit dhe ferrokromit.
Teksa vazhdimi i mëtejshëm i një zhvillimi të qëndrueshëm afatgjatë të kësaj dege të industrisë minerare kushtëzohet ngushtë me zbulimin e rezervave të reja të mineraleve të ndryshme dhe për realizimin e këtij qëllimi janë të mirëseardhura të gjitha kompanitë e huaja dhe vendase që dëshirojnë të kryejnë studime dhe punime në të ndryshme gjeologjike.
Në këtë kuadër AKBN zbulon për investitorët disa zona perspektive për kërkimin e këtij minerali, duke nisur nga vendburimi i Bulqizës, i Qafë Buallit, vendburimet e Kalimashit, masivi Shebenik – Pogradec, masivi i Lurës, etj.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Dy arsyet që po “dekompozojnë” Euron - BSH: Shkaktarë, flukset e larta hyrëse dhe rritja e besimit të publikut te leku
Në raportin e tretë të Politikave Monetare, Banka e Shqipërisë për herë të parë ka argumentuar në një analizë të detajuar arsyet që qëndrojnë pas dekompozim të......

Çfarë i tërheq mushkonjat?
4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi i karbonit që nxjerrim me frymëmarrje,......

Një kulture e pazakontë po rritet në shkretëtirën e Abu Dhabit!
Kërpudhat zakonisht mbijnë nga dyshemetë pyjore të errëta dhe të lagështa ose lulëzojnë në degët e rënë të pemëve. Tani, një startup në Abu Dhabi ka gjetur një......

Arrestohet Kryebashkiaku bullgar për mashtrim të BE-së për 169 mijë euro subvencione!
Një turmë mbështetësish i dhanë mbështetjen e tyre Valentin Dimitrov, i cili mohon akuzat, kur doli nga selia e policisë në Dobrich, Bullgari. Protestuesit......

Lindjet vijojnë të thellojnë rënien - Në gjysmën e parë të vitit rezultojnë 12.8% më pak bebe se një vit më parë
Lindjet vijojnë trendin rënës edhe në tremujorin e dytë të këtij viti tregojnë të dhënat mbi treguesit demografikë nga “Instituti i Statistikave”. Numri i......

Ulje e taksave për çipat dhe batëritë - Japonia synon prodhimin në vend të këtyre materialeve për makinat elektrike
Japonia planifikon të ulë taksat për bateritë dhe gjysmëpërçuesit e automjeteve elektrike që prodhohen në vend duke nisur nga prilli 2024, me qëllim për të......

BQE me “dhimbje koke” prej Gjermanisë! - Duhet të ndryshojë kursin, për shkak se vendi ndodhet në prag recesioni
Banka Qendrore Europiane është në alarm dhe këtë herë lajmi i keq nuk vjen nga Greqia, Italia apo ndonjë prej vendeve të Europës Jugore. Anëtari më i madh dhe......

“Kina është një bombë me sahat” - Sipas Biden, problemet e brendshme ekonomike po ndjehen në gjithë botën
Presidenti i SHBA, Joe Biden, e konsideroi Kinën një "bombë me sahat" për shkak të sfidave të saj ekonomike dhe tha se vendi kishte probleme për shkak të......