Europa Postuar më 11 Gusht 2023, 11:05

BQE me “dhimbje koke” prej Gjermanisë! - Duhet të ndryshojë kursin, për shkak se vendi ndodhet në prag recesioni

Nga SCAN TV
BQE me “dhimbje koke” prej Gjermanisë! - Duhet të

Banka Qendrore Europiane është në alarm dhe këtë herë lajmi i keq nuk vjen nga Greqia, Italia apo ndonjë prej vendeve të Europës Jugore. Anëtari më i madh dhe më i fuqishëm i Eurozonës, Gjermania, është goditur nga një përzierje toksike e tregtisë së dobët me partnerin kryesor Kinën, si dhe një rënie në sektorët e prodhimit dhe ndërtimit.

Problemet në Gjermani po pengojnë rritjen në Eurozonë në tërësi dhe po kërcënojnë ta çojnë atë drejt një recesioni. Kjo po detyron BQE që të ndryshojë mënyrën e sjelljes duke zgjatur në kohë rritjen e normave bazë të interesit.

Analistët e tregut mendojnë se banka qendrore duhet të marrë vendime të tjera, siç bëri në kohën e ciklit të saj të fundit shtrëngues në vitin 2011 për shkak të krizave të borxhit në Greqi, Portugali, Irlandë, Spanjë dhe Qipro.

Ndryshe nga atëherë, Gjermania dhe jo Jugu i Evropës është në epiqendrën e problemit. Disa nga problemet aktuale të Gjermanisë kanë origjinën në Rusi, në të cilën Berlini ishte mbështetur për një të tretën e furnizimit me energji, por pushtimi i Ukrainës rrezikoi ato importe të lira.

Por, probleme të tjera të ekonomisë gjermane janë të brendshme, si varësia e madhe nga eksportet, mungesa e investimeve dhe e fuqisë punëtore. Sipas analistëve, nëse qeveria nuk merr masa vendimtare, Gjermania mund të mbetet në fund përsa I përket rritjes ekonomike në Eurozonë.

Banka Qendrore ka ulur me vetëdije aktivitetin ekonomik nëpërmjet normave më të larta, në përpjekje për të sjellë inflacionin, i cili në një moment të vitit të kaluar ishte dyshifror, në objektivin e saj prej 2%. Por, kostot më të larta të huamarrjes i dëmtojnë veçanërisht prodhuesit, sepse varen nga investimet dhe asnjë vend i Eurozonës nuk ka një sektor industrial më të madh se Gjermania.

Analistët shprehen për lehtësim të politikës monetare. Kjo situatë e vendos BQE në një moment ku duhet të mendojë për të përfunduar ciklin e saj shtrëngues, përpara se të dëshmojë rënien e qëndrueshme të inflacionit bazë.

Dorian Koça/SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......