Bota Postuar më 11 Gusht 2023, 11:06

Ulje e taksave për çipat dhe batëritë - Japonia synon prodhimin në vend të këtyre materialeve për makinat elektrike

Nga SCAN TV
Ulje e taksave për çipat dhe batëritë - Japonia synon

Japonia planifikon të ulë taksat për bateritë dhe gjysmëpërçuesit e automjeteve elektrike që prodhohen në vend duke nisur nga prilli 2024, me qëllim për të rritur sigurinë e saj ekonomike.

Nëpërmjet kësaj mase, do të ndiqen politika të ngjashme industriale si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, që synojnë inkurajimin e kompanive për të mos qenë të varur nga Kina duke i prodhuar këto material në vend çka do të lehtësonte edhe tranzicionin energjetik të vendit.

Për vitin 2024, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë do të propozojë uljen e taksave për kompanitë që prodhojnë artikuj me rëndësi strategjike në Japoni.

Ashtu si Akti i Reduktimit të Inflacionit të SHBA-së, skema e planifikuar do të reduktonte taksat e korporatave bazuar në prodhimin e baterive dhe çipave. Ministria do të hartojë specifikat duke përfshirë pikat e zbatueshme deri në fund të këtij viti.

Qeveria japoneze rishikon kodin e saj tatimor çdo pranverë, pasi koalicioni qeverisës bie dakord politikisht mbi draftin dhe vendos kursin e përgjithshëm në dhjetor.

Për të siguruar zinxhirët e furnizimit për mallrat strategjike, Japonia ka miratuar subvencione miliarda dollarësh për prodhuesit e çipave nga Tajvani për të ndërtuar impiante në Japoni, ndërkohë që ka miratuar Aktin e Promovimit të Sigurisë Ekonomike vitin e kaluar.

Dorian Koça/SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......