Të ardhura të bollshme në buxhet, rekord historik suficiti - Qeveria rrit arkëtimet e pakëson shpenzimet. Plus 47 miliardë lekë për 6-mujorin

Të ardhurat e bollshme në buxhet dhe shpenzimet relativisht të ulëta kanë sjellë për pasojë që suficiti fiskal të arrij rekordin historik prej 47 miliardë lekësh, apo 470 milionë eurosh. Sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat buxhetore në tremujorin e dytë të vitit ishin rreth 164 miliardë lekë, ose rreth 17% më të larta në terma vjetore. Kontributin më të lartë, me rreth 8 pikë përqindje, e dhanë të ardhurat nga grantet.
Dy zërat e tjerë që patën ndikim të lartë pozitiv në rritjen e totalit të të ardhurave ishin të ardhurat nga sigurimet sociale, 3.8 pikë përqindje, si edhe të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, 2.5 pikë përqindje. Ndikimi i lartë i këtyre dy komponentëve në zgjerimin e totalit të të ardhurave i atribuohet kryesisht vendimeve më të fundit të Qeverisë për rritjen e pagës minimale në shkallë vendi, si edhe rritjes së pagave në sektorin publik, që prej prillit të këtij viti.
Të ardhurat nga TVSh-ja u zgjeruan lehtë, duke dhënë një kontribut me 1.2 pikë përqindje në zgjerimin e totalit, nga 6.8 pikë përqindje që kanë kontribuuar mesatarisht përgjatë dy viteve të fundit. Totali i të ardhurave për gjysmën e parë të vitit arriti në rreth 320 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 14.5%.
Ndërkaq, Shpenzimet në tremujorin e dytë ishin rreth 148 miliardë lekë, duke u zgjeruar lehtësisht me rreth 0.9% në terma vjetore. Kontributin më të lartë në zgjerimin e shpenzimeve gjatë këtij tremujori e dhanë shpenzimet për personelin, me rreth 2.5 pikë përqindje, në reflektim të rritjes së pagave në sektorin publik.
Zëri tjetër me ndikimin më të lartë në zgjerimin e shpenzimeve ishin ato për pushtetin lokal, me rreth 1.9 pikë përqindje. Shpenzimet kapitale ishin më të ulëta, me rreth 18% nga i njëjti tremujor një vit më parë, në reflektim të vlerave të ulëta të planifikuara dhe të realizuara për Fondin e Rindërtimit.
Në fundin e gjysmës së parë të vitit shpenzimet arritën në rreth 273 miliardë lekë, duke u zgjeruar me rreth 3.4% në terma vjetore. Ngadalësimi i ritmit rritës për shpenzimet, krahasuar me tre muajt e parë të vitit, i atribuohet ecurisë së investimeve publike. Zërat e tjerë kanë ruajtur profil të ngjashëm rritjeje përgjatë vitit, me përjashtim të shpenzimeve për personelin, të cilat në sajë të politikës së rritjes së pagave për të punësuarit në sektorin publik, dhanë kontributin më të lartë historik në zgjerimin e totalit të shpenzimeve.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Prodhimi i kromit u rrit me 43.5% - AKBN: Gjatë 2022-it u prodhuan 933 mijë ton mineral për eksport
Prodhimi i mineralit të kromit u rrit ndjeshëm gjatë vitit 2022, në raport me 1 vit më parë. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia KombëtAre e Burimeve......

Dy arsyet që po “dekompozojnë” Euron - BSH: Shkaktarë, flukset e larta hyrëse dhe rritja e besimit të publikut te leku
Në raportin e tretë të Politikave Monetare, Banka e Shqipërisë për herë të parë ka argumentuar në një analizë të detajuar arsyet që qëndrojnë pas dekompozim të......

Çfarë i tërheq mushkonjat?
4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi i karbonit që nxjerrim me frymëmarrje,......

Një kulture e pazakontë po rritet në shkretëtirën e Abu Dhabit!
Kërpudhat zakonisht mbijnë nga dyshemetë pyjore të errëta dhe të lagështa ose lulëzojnë në degët e rënë të pemëve. Tani, një startup në Abu Dhabi ka gjetur një......

Arrestohet Kryebashkiaku bullgar për mashtrim të BE-së për 169 mijë euro subvencione!
Një turmë mbështetësish i dhanë mbështetjen e tyre Valentin Dimitrov, i cili mohon akuzat, kur doli nga selia e policisë në Dobrich, Bullgari. Protestuesit......

Lindjet vijojnë të thellojnë rënien - Në gjysmën e parë të vitit rezultojnë 12.8% më pak bebe se një vit më parë
Lindjet vijojnë trendin rënës edhe në tremujorin e dytë të këtij viti tregojnë të dhënat mbi treguesit demografikë nga “Instituti i Statistikave”. Numri i......

Ulje e taksave për çipat dhe batëritë - Japonia synon prodhimin në vend të këtyre materialeve për makinat elektrike
Japonia planifikon të ulë taksat për bateritë dhe gjysmëpërçuesit e automjeteve elektrike që prodhohen në vend duke nisur nga prilli 2024, me qëllim për të......

BQE me “dhimbje koke” prej Gjermanisë! - Duhet të ndryshojë kursin, për shkak se vendi ndodhet në prag recesioni
Banka Qendrore Europiane është në alarm dhe këtë herë lajmi i keq nuk vjen nga Greqia, Italia apo ndonjë prej vendeve të Europës Jugore. Anëtari më i madh dhe......