Kosova Postuar më 12 Gusht 2023, 10:37

Prill-qershor, ekonomia e Kosovës u rrit 4% - Sipas BQK, kërkesa e brendshme vlerësohet si faktori kryesor që ka kontribuar

Nga SCAN TV
Prill-qershor, ekonomia e Kosovës u rrit 4% - Sipas BQK, kërkesa e

Vlerësimet e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) sugjerojnë për një rritje reale ekonomike prej 4 përqind gjatë tremujorit të dytë të vitit. Sipas një analize, kërkesa e brendshme vlerësohet si faktori kryesor që ka kontribuar në këtë rritje.

Investimet kanë pasur një efekt pozitiv në aktivitetin e përgjithshëm ekonomik, ndërsa konsumi rritje të ngadalësuar, kryesisht për shkak të inflacionit të lartë. Banka Qendrore e Kosovës vëren se, ndonëse inflacioni është ulur ndjeshëm, ai vazhdon të mbetet i lartë, duke ndikuar negativisht në fuqinë blerëse të konsumatorëve. Për sa i përket tregtisë së jashtme, vlerësohet se eksportet neto kanë pasur ndikim negativ në rritjen e aktivitetit ekonomik.

Ecuria pozitive e ekonomisë së Kosovës gjatë këtij tremujori pason atë të tremujorit të parë kur rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto ishte 3,9%. Kërkesa e brendshme dhe eksportet neto kontribuuan pozitivisht në rritjen reale të PBB përkatësisht me 1 dhe 2.9 pikë përqindje. Konsumi kontribuoi me 0.6 pikë përqindje, duke shënuar ndikim më të ulët krahasuar me tremujorët e mëparshëm.

Ngadalësimin e rritjes së konsumit e ka ndikuar kryesisht rënia e fuqisë blerëse të konsumatorëve, për shkak të rritjes së çmimeve. Ndërkohë, që burimet kryesore të financimit si remitancat, kreditë e reja konsumatore, konsumi publik, etj., shënuan rritje.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll
Bota 30 Qershor

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi i karbonit që nxjerrim me frymëmarrje,......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat