Europa Postuar më 12 Gusht 2023, 10:43

Suedia do ndërtojë 10 reaktorë të rinj bërthamorë - Ekspertët e mjedisit thonë se kostot janë shumë të shtrenjta

Nga SCAN TV
Suedia do ndërtojë 10 reaktorë të rinj bërthamorë

Ekspertët e mjedisit kanë kritikuar planin e qeverisë suedeze për të ndërtuar të paktën 10 reaktorë bërthamorë në 20 vitet e ardhshëm, duke dyfishuar numrin actual. Sipas tyre, kosto do të jetë shumë e shtrenjtë dhe do të hyjnë në prodhim shumë vonë për të përmbushur nevojat për energji.

Plani për 10 reaktorë të rinj do të shënonte një ndryshim dramatik nga kapaciteti aktual i vendit për energjinë bërthamore, me gjashtë reaktorë në funksionim, që përbëjnë rreth 30% të prodhimit të energjisë elektrike të vendit.

Nëse do të ndërtoheshin reaktorët, kostot do të bien shumë mbi taksapaguesit suedezë. Duke qenë një çështje e debatuar shumë në të kaluarën, ky njoftim i fundit kishte pasur një "përgjigje të vakët". Reputacioni i Suedisë si një lider i gjelbër në skenën globale po ndryshonte dhe vendi do ta humbasë pjesërisht këtë profil.

Plani i BE “Fit for 55” u kërkon ligjërisht shteteve anëtare të reduktojnë emetimet me të paktën 55% deri në vitin 2030 dhe të bëhen "neutrale klimatike" deri në vitin 2050.

Të moderuarit e Suedisë ranë dakord kur formuan një qeveri koalicioni me Kristian Demokratët, Liberalët dhe Demokratët e ekstremit të djathtë se, do të lejoheshin më shumë reaktorë dhe se investimet në energjinë bërthamore do të bëheshin fitimprurëse përmes garancive të kredisë dhe ndryshimeve në çmim.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll
Bota 30 Qershor

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi i karbonit që nxjerrim me frymëmarrje,......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat