Supermarketet do të detyrohen të dhurojnë ushqime?

Në Bruksel synojnë të detyrojnë supermarketet të dhurojnë ushqimet me datë të skaduar. Mund të ketë sukses ky model?
Alan Maron, ministër për Çështjet Sociale në rajonin e Brukselit, thotë se vetëm në rajonin e kryeqytetit belg, 70.000 persona varen nga donacionet ushqimore.
Duke filluar nga viti i ardhshëm, Maron dëshiron të detyrojë të gjithë supermarketet me një sipërfaqe shitje prej më shumë se 1.000 metra katrorë të dhurojnë ushqime që nuk arrijnë t'i shesin në kohë. Propozimi për një ligj të tillë kaloi në lexim të parë, por ende është në pritje të miratimit përfundimtar.
Belgjika nuk do të ishte vendi i parë në të cilin do të imponohej dhurimi i ushqimit. Federata Evropiane e Bankave të Ushqimit (FEBA), e cila përfaqëson 351 banka ushqimore në 30 vende, ka përvoja shumë të ndryshme.
Vende të tilla si Franca dhe Republika e Çekisë i detyrojnë supermarketet të nënshkruajnë marrëveshje me organizatat që mbledhin ushqime për donacione.
Sipas Angela Frigo, sekretare e përgjithshme e FEBA, vende të tilla si Italia dhe Moldavia ofrojnë lehtësime tatimore dhe reduktojnë burokracinë për të inkurajuar dyqanet për të dhuruar ushqime.
Së fundi, vende si Holanda dhe Hungaria preferojnë dhurimet vullnetare. Megjithatë edhe Spanja së shpejti mund të rregullojë me ligj mbetjet ushqimore. Por FEBA nuk ka një përgjigje të qartë në pyetjen e DW nëse ligjet për dhurimin e ushqimeve të mbetura rrisin sasinë e donacioneve. Thonë se ligje të tilla herë shtojnë e herë ulin sasinë e ushqimeve të dhuruara.
Ndryshimi kryesor është një "fokus më i fortë në çështjen e dhurimit të ushqimit dhe një dialog më i thellë midis të gjitha palëve të përfshira”, sipas FEBA.
Supermarketet kanë me bollëk ushqime – më shumë se sa mund të shiten ndonjëherë. Pra, rezulton se ne prodhojmë çmendurisht teprica që më pas do të përfundojnë në plehra. Por nuk janë vetëm supermarketet që hedhin ushqimet. Komisioni Europian thotë se më shumë se gjysma e ushqimit në plehra vjen nga familjet private.
Komisioni dëshiron të kufizojë sasinë e këtyre mbetjeve deri në vitin 2030. Sipas rregullave të ndryshme, sasia e ushqimit të shpërdoruar në prodhim duhet të reduktohet me 10 për qind, si dhe me 30 për qind në shitje dhe në amvisëri. Propozimet ende duhet të shqyrtohen nga Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare.
Është problematike që të ushqehen njerëzit me gjendje të rëndë sociale me ushqime që përndryshe do të shkonin në plehra. Ekspertët mendojnë se ka mënyra shumë më të mira për t'i mbajtur të gjithë të ngopur, pa pasur nevojë të shkojnë në magazinat për ushqime të skaduara, sepse këto vende shpesh shoqërohen me stigma sociale.
E . S / SCAN
Sondazh

Parqet më të bukura natyrore të Europës – Cili vend e ka futur Shqipërinë në listë?!
Nder 10 parqet kombëtare në Europë që ia vlen të vizitohen për këtë vit është listuar edhe Shqipëria por me cilin vend? Parku Kombëtar Hossa,......

Italia dëshiron dyluftimin Musk – Zuckerberg / "Vendndodhja epike" e planifikuar mbetet sekret
Italia është gati të presë ‘luftën e propozuar në kafaz’ mes miliarderëve të teknologjisë Elon Musk dhe Mark Zuckerberg pasi shefi i SpaceX Musk tha të premten......

Frontex: Rekord i hyrjeve të parregullta në kufijtë e BE-së
Frontex, Agjencia e Mbrojtjes Kufitare të BE-së, njoftoi në Varshavë, se vetëm përmes itinerarit qendror të Mesdheut drejt Italisë dhe Maltës kanë mbërritur......

Nga po “dynden” më shumë turistët në Shqipëri? - Turqia, Gjermania dhe Italia, 3 shtetet me rritjen më të madhe mes “Top 10”
Lulëzimi i turizmit shqiptar këtë vit ka bërë bujë të madhe, sidomos përtej kufinjve tanë, dhe veçanërsiht në Itali, ku thuajse përditë, mediat më prestigjioze......

Tregu i sigurimeve rrit asetet dhe investimet - Raporti i Mbikqyrjes: Totali i aktiveve u rrit me 7.3%, 43.5 miliardë lekë
Viti 2023 e ka gjetur tregun shqiptar të sigurimeve me rritje të fortë të aktiveve por veçanërisht me rritje edhe më të fortë të investimeve. Sipas Raportit të......

Investimet në ujësjellës - AKUM hap 2 tenderë për projektimin e rrjetit në Vlorë dhe Elbasan
Teksa shumë qytete vuajnë furnizimin 24 orë me ujë, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime ka hapur 2 tenderë për investime në qytetet e Vlorës dhe......

Suedia do ndërtojë 10 reaktorë të rinj bërthamorë - Ekspertët e mjedisit thonë se kostot janë shumë të shtrenjta
Ekspertët e mjedisit kanë kritikuar planin e qeverisë suedeze për të ndërtuar të paktën 10 reaktorë bërthamorë në 20 vitet e ardhshëm, duke dyfishuar numrin......

Prill-qershor, ekonomia e Kosovës u rrit 4% - Sipas BQK, kërkesa e brendshme vlerësohet si faktori kryesor që ka kontribuar
Vlerësimet e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) sugjerojnë për një rritje reale ekonomike prej 4 përqind gjatë tremujorit të dytë të vitit. Sipas një analize,......