Rajoni Postuar më 13 Gusht 2023, 10:00

Mali i Zi: Spajiq merr mandatin për formimin e qeverisë!

Nga SCAN TV
Mali i Zi: Spajiq merr mandatin për formimin e qeverisë!

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, tha në një konferencë me gazetarë në Cetinjë se pas konsultimeve që kishte pasur me përfaqësuesit e 18 subjekteve politike të koalicioneve ”Spajiq mbështetet nga shumica e subjekteve politike që kanë gjithsej 44 vende në parlament” nga 81 nga sa ai numëron.

Millojko Spajiq mbështetet krahas të tjerëve dhe nga subjektet politike shqiptare. Gatishmëri për mbështetjen e mandatarit ka shprehur dhe koalicioni nga radhët e Frontit Demokratik Së bashku për të ardhmen e Malit të Zi, por kjo përkrahje pritet të vijë pas një marrëveshje të mundshme për qeverinë.

Presidenti, Jakov Millatoviq, tha se "Spajiq ka tani 90 ditë për të formuar koalicion dhe qeverinë e re". Pres përgjegjësi dhe përshtatshmëri nga Spajiq, dhe të gjithë aktorët politikë që marrin pjesë në negociatat për formimin e qeverisë, tha Spajiq duke shtuar: "Besoj se në këtë moment, Mali i Zi ka nevojë për qeveri stabël, të pandarë nga profili europian”.

Thirrje për formimin sa më parë të qeverisë kanë bërë dhe ndërkombëtarët.

Analistët janë shprehur se përbërja e qeverisë do të ofrojë një pasqyrë të asaj se nga do të drejtohet Mali i Zi, ndonëse vazhdimisht përmendet synimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Edhe gjatë konsultave që ka zhvilluar Presidenti Millatoviq ka thënë se ka pasur një konsensus të të gjitha subjekteve për domosdoshmërinë e përshpejtimit të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe përmirësimit të standardit të jetesës.

Po ashtu Millaçiq tha se, "forcimi i besueshmërisë së anëtarësimit të Malit të Zi në NATO është në krye të prioriteteve.

Kandidati për mandatar, Millojko Spajiq, që në fillim ka thënë se në përbërjen e qeverisë nuk do të ketë vend për përfaqësuesit e nga radhët e Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) të Gjukanoviqit dhe atyre të Lëvizjes Ura, të kryeministrit Dritan Abazoviq.

Sipas Lëvizjes "Europa Tani" qeveria e ardhshme do të ketë 22 ministri dhe katër nënkryetarë.

Kryeministri aktual, Dritan Abazoviq ka përsëritur qëndrimin se dëshiron që qeveria e 44 të formohet sa më parë. I pyetur se a do të tërhiqet nga politika pas formimit të qeverisë ai tha: "Përse të tërhiqem nga politika?! Është e vërtetë se unë në politikë i kam realizuar të gjitha dhe se kam hyrë në politikë që të jap ndihmën që Mali i Zi të ndryshojë për së miri dhe të jetë anëtar i Bashkimit Evropian, këtë kontribut dëshiroj ta jap nga çdo pozicion”.

E . S / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat