“Të ulet TVSH mbi ushqimet dhe tatimi mbi pagat” - Dhoma Amerikane e Tregtisë sugjerime mbi taksat

Elisabeta Dosku/ SCAN
Dhoma Amerikane e Tregtisë sugjeron qeverinë shqiptare të bëjë ndryshime në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar bazuar në direktivat evropianë. Në komentet e dhëna mbi strategjinë afatmesëm të të ardhurave 2024-2027, Dhoma Amerikane e Tregtisë, propozon që të shikohet mundësia për të aplikuar një normë më të ulët të TVSH-së, për produktet e shportës. Aktualisht në Shqipëri TVSH për produktet ushqimore është 20%, ndërsa shumë vende të Evropës aplikojnë norma të reduktuara nën 10 për qind.
Po ashtu, Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon nga qeveria shqiptare që të rishikohet sërish skema e tatimit mbi pagat, ku sugjerohet që ndryshimi të bëhet brenda fundit të vitit 2024, duke u fokusuar në rritjen e pragut të patatueshëm dhe rritjen e kufirit për të cilin aplikohet norma 13% dhe 23%. Aktualisht sipas ligjit të në fuqi, pagat deri në 50 mijë lekë nuk paguajnë tatim, ndërsa pagat deri në 200 mijë lekë paguajnë një normë tatimore 13 %, dhe mbi këtë nivel aplikohet norma prej 23 %. Gjatë këtij viti qeveria synoi të ndërmerrte një iniciativë për të rritur kufirin e sipërm të tatimit me 13 %, por që ende nuk është finalizuar.
Dhoma Amerikane e Tregtisë gjykon gjithashtu, se qeveria nuk duhet të rrisë normat tatimore, por të zgjerojë bazën e tatimpaguesve, duke kundërshtuar në këtë pikë rritjen e tatimit mbi pasuritë.
“ Anëtarët e Dhomës janë të shqetësuar për kostot e larta që rëndojnë mbi bizneset dhe qytetaret sidomos për tatimin mbi pasurinë, sigurimin nga tërmeti dhe përgjegjësia e zgjeruar e prodhuesit. Duhet bërë një analizë e përgjithshme se si këto ndikojnë bashkërisht në barrën fiskale” thuhet në rekomandimet e bëra.
Duke qenë se qeveria ka nisur dhe një fushatë antiinformalitet, Dhoma Amerikane e Tregtisë sugjeron hartimi e një politike për luftën kundër informalitetit dhe ndjekjen dhe implementimin e saj gjatë gjithë kohës. Sipas bizneseve amerikane, eksperienca ka treguar se fushatat kundër informalitetit (psh fushatat në bregdet në kohën e sezonit turistik) nuk kanë funksionuar.
Sondazh

Volkswagen planifikon mbylljen e 3 fabrikave në Gjermani - Kompania pritet të shkurtojë ndjeshëm stafin për të reduktuar shpenzimet
Kristi Ceta/SCAN Volkswagen planifikon të mbyllë të paktën tre fabrika në Gjermani, të pushojë nga puna dhjetëra mijëra punonjës dhe të zvogëlojë......

Më pak humbje energjie në rrjet - OSHEE: 5.6 mln euro kursim, në janar – shtator niveli i humbjeve arriti në 17.23%
Ola Mitre / SCAN Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për 9 - mujorin e parë të këtij viti u regjistrua në 17.23%, apo 1.53 % më pak se e njëjta......

Balluku inspekton punimet në nënstacionin elektrik të Lezhës: Investimet i përgjigjen zhvillimit të zonës
Nënstacioni elektrik i Lezhës po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë, i cili do të dyfishojë kapacitetet ekzistuese të tij duke bërë të mundur......

Kompleksi Portual Durrës-Porto Romano, rriten me 14% volumet e mallrave!
Gjatë periudhës janar-shtator 2024, në Kompleksin Portual Durrës-Porto Romano janë përpunuar 5.4 milionë tonë mallra, duke treguar një aktivitet të lartë......

Boeing synon të mbledhë mbi 15 mld USD - Kompania kërkon të forcojë financat ndërsa përballet me humbje të mëdha
Kristi Ceta/SCAN Boeing do të nisë të hënën planin për të mbledhur më shumë se 15 miliardë dollarë kapital. Reuters fillimisht raportoi se prodhuesi......

A janë të dëmshme sobat me gaz? - Studimi: Përdorimi i tyre shkakton 40 mijë vdekje në vit!
Edel Strazimiri / SCAN Soba me gaz po kontribuon në vdekjen e hershme të rreth 40,000 europianëve në vit, ka përfunduar studimi i parë shkencor i këtij......

Sa para ka ndarë Parlamenti Europian për grupet e tij politike?
Edel Strazimiri / SCAN Këtë vit, Parlamenti Europian rregulloi planin e tij të financimit, duke shpërndarë 31 milionë euro për grupet politike në këste......

Sa dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit? - Rritja e aksidenteve u përkthye në 26% më shumë dëme të paguara
Ledina Elezi/SCAN Kompanitë e sigurimit kanë paguar gjithsej 6.1 miliardë lekë dëme në periudhën janar-shtator 2024, ku pjesa më e madhe e dëmeve të......