Sa dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit? - Rritja e aksidenteve u përkthye në 26% më shumë dëme të paguara
Ledina Elezi/SCAN
Kompanitë e sigurimit kanë paguar gjithsej 6.1 miliardë lekë dëme në periudhën janar-shtator 2024, ku pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik. Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, shoqëritë e sigurimit kanë paguar rreth 4.6 miliardë lekë për automjetet e përfshira në aksidente.
Pagesat e dëmeve janë rritur me 25.7% krahasuar me periudhën janar - shtator 2023. Numri i dëmeve të paguara është rritur me 7,336 duke arritur shifrën 53,561, nga të cilat 50,913 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të jo-Jetës dhe 2,648 nga shoqëritë e sigurimit të jetës.
Duke qenë se numri më i madh i kontratave dhe primeve të shkruara bruto është regjistruar për sigurimet në kategorinë e jo-jetës, edhe vlera e dëmeve të paguara është më e lartë në aktivitetin e jo-jetës. Kështu, rreth 5.5 miliardë lekë dëme janë paguar për sigurimin motorik, të pronës dhe aktivitetet e tjera që nuk lidhen me jetën e individit, ndërkohë që vetëm 253 milionë lekë dëme janë paguar nga sigurimi i jetës.
Fakti që thuajse 74% e totalit të dëmeve të paguara bruto i takon sigurimit motorik është reflektim i shifrave të larta të aksidenteve përgjatë këtij viti. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në 8 muaj janë shënuar gjithsej 1086 aksidente, gati 41% më shumë se vitin e kaluar. Vetëm gjatë muajit gusht kanë ndodhur 173 aksidente rrugore, një rritje me 48% llogaritur me gushtin e 2023-it.
Sondazh

Çmimet e naftës bien mbi 4% - Rënia vjen pasi sulmi i Izraelit nuk goditi objektet e furnizimit të Iranit
Kristi Ceta/SCAN Çmimet e naftës ranë më shumë se 3 dollarë për fuçi të hënën pasi sulmi hakmarrës i Izraelit ndaj Iranit gjatë fundjavës anashkaloi......

59 mijë fermerë përfituan subvencione - AZHBR: U financuan 2.18 mld lekë nga Skema Kombëtare e Investimeve
Ernilda Luzi/ Scan Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural vijon disbursimin e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024. Deri më sot janë......

Miratohet projekti i litiumit në SHBA - Impianti synon të katërfishojë prodhimin në vend
Kristi Ceta/SCAN Ioneer, një kompani e fokusuar në prodhimin e mineraleve të litiumit, ka marrë lejen federale për të zhvilluar Projektin Rhyolite......

Cilat janë vendet më të pabarabarta dhe rajonet më të varfra të Europës?
Edel Strazimiri / SCAN Shifrat e fundit të Eurostat për kushtet e jetesës thonë se ka 94.6 milionë njerëz në BE që janë në rrezik të varfërisë ose......

Java nis negativisht për valutat kryesore!
SCAN Dollari amerikan e ka nisur javën në rënie pasi ka humbur pikë gjatë fundjavës duke u blerë sot me 90.5 lekë dhe duke u shitur me 91.5 lekë nga java e......

Sigurimi i pronës, rritje me 4.7% të primeve të shkruara - AMF: Arrijnë në 2.1 miliardë lekë të ardhurat e kompanive nga kjo policë sigurimi
Ledina Elezi/SCAN Nga janari deri në shtator të këtij viti, shqiptarët kanë zgjedhur të sigurojnë më tepër pronën e tyre. Të dhënat më të fundit nga......

“Organizatat e shoqëritë civile trajtohen si biznese” - Skëndaj: Gjobat rrezikojnë aktivitetin. Të miratohen aktet nënligjore për regjistrimin
Ola Mitre / SCAN Organizatat e shoqërisë civile po trajtohen si biznese për regjistrimin e pronarit përfitues, çka rrezikon aktivitetin normal të tyre, në......

Turizmi/ Euforia e madhe nuk mjaftoi - Topuzi: zhvillimi do vij me zgjerimin e strukturave akomoduese
Hamit Yzeiraj/SCAN Fjalia që Shqipëria do vizitohet nga 14 milionë shtetas të huaj në vitin 2024 duket se po zbehet muaj pas muaji. Edhe pse nisi me......