59 mijë fermerë përfituan subvencione - AZHBR: U financuan 2.18 mld lekë nga Skema Kombëtare e Investimeve

Ernilda Luzi/ Scan
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural vijon disbursimin e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024. Deri më sot janë 59,621 fermerë të financuar me një fond prej 2,18 Miliard lekësh, ndërkohë po vijon intensivisht procesi për kryerjen e pagesave për fermerët e tjerë.
Në Skemën Kombëtare 2024 ofrohet mbështetje për tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta), bletarinë, fermat organike, fara- fidanë dhe inpute të tjera, bimët mjekësore- aromatike, si edhe mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi.
Sipas Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, qëllimi i këtyre masave është ulja e kostove për fermerët dhe rritja e rendimentit të prodhimit vendas.
Të gjithë fermerët, të cilët kanë një nipt fermeri, shoqëritë tregtare, të cilat janë të angazhuara në këtë sektor dhe shoqëritë e bashkimit bujqësor mund të aplikojnë deri më datën 8.11.2024, sipas njoftimit zyrtar.
Kjo nismë e qeverisë shqiptare, synon zhvillimin e ekonomisë bujqësore dhe modernizimin e kësaj të fundit.
Nga skema e subvencioneve përgjatë vitit 2023 përfituan 65,000 fermerë, ndërsa këtë vit synohet të tejkalohet 70,000 përfitues apo 77% të gjithë fermerëve të regjistruar në vend.
Sondazh

Miratohet projekti i litiumit në SHBA - Impianti synon të katërfishojë prodhimin në vend
Kristi Ceta/SCAN Ioneer, një kompani e fokusuar në prodhimin e mineraleve të litiumit, ka marrë lejen federale për të zhvilluar Projektin Rhyolite......

Cilat janë vendet më të pabarabarta dhe rajonet më të varfra të Europës?
Edel Strazimiri / SCAN Shifrat e fundit të Eurostat për kushtet e jetesës thonë se ka 94.6 milionë njerëz në BE që janë në rrezik të varfërisë ose......

Java nis negativisht për valutat kryesore!
SCAN Dollari amerikan e ka nisur javën në rënie pasi ka humbur pikë gjatë fundjavës duke u blerë sot me 90.5 lekë dhe duke u shitur me 91.5 lekë nga java e......

Sigurimi i pronës, rritje me 4.7% të primeve të shkruara - AMF: Arrijnë në 2.1 miliardë lekë të ardhurat e kompanive nga kjo policë sigurimi
Ledina Elezi/SCAN Nga janari deri në shtator të këtij viti, shqiptarët kanë zgjedhur të sigurojnë më tepër pronën e tyre. Të dhënat më të fundit nga......

“Organizatat e shoqëritë civile trajtohen si biznese” - Skëndaj: Gjobat rrezikojnë aktivitetin. Të miratohen aktet nënligjore për regjistrimin
Ola Mitre / SCAN Organizatat e shoqërisë civile po trajtohen si biznese për regjistrimin e pronarit përfitues, çka rrezikon aktivitetin normal të tyre, në......

Turizmi/ Euforia e madhe nuk mjaftoi - Topuzi: zhvillimi do vij me zgjerimin e strukturave akomoduese
Hamit Yzeiraj/SCAN Fjalia që Shqipëria do vizitohet nga 14 milionë shtetas të huaj në vitin 2024 duket se po zbehet muaj pas muaji. Edhe pse nisi me......

Rama: Plan i Ri për pensionet shqiptare. Ligji, një pjesë e rritjes ekonomike, direkt pensionistëve. Bonusi, rritje të madhe
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nga Nju Jorku se Shqipëria do të ketë një Plan të Ri për pensionet. Ndërsa bëri me dije se këtë vit bonusi i fundvitit do të......

Fluturime direkte Vlorë-New York me Air Albania, Rama: Po negociojmë me kompaninë amerikane Delta
Autoritetet shqiptare po negociojnë me kompaninë amerikane të fluturimeve Delta për të filluar fluturimet direkte SHBA-Shqipëri. Kjo u bë e ditur nga......