Shqipëria Postuar më 28 Tetor 2024, 09:44

Java nis negativisht për valutat kryesore!

Nga SCAN TV
Java nis negativisht për valutat kryesore!

SCAN

Dollari amerikan e ka nisur javën në rënie pasi ka humbur pikë gjatë fundjavës duke u blerë sot me 90.5 lekë dhe duke u shitur me 91.5 lekë nga java e kaluar sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu ka pësuar një zbritje të ndjeshme të kuotës mëngjesin e kësaj të hëne teksa është blerë sot me 98.1 lekë dhe është shitur me 98.8 lekë.

Franga zvicerane edhe ajo ka regjistruar zbritje të vlerës këtë fillim jave pasi është blerë sot me 104.2 lekë dhe është shitur me 105.2 lekë në raport me javën që lamë pas.

Paundi britanik mbetet relativisht në po të njëjtat kuota sikurse java e shkuar teksa është blerë sot me 117.3 lekë dhe është shitur me 118.3 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat