Bashkitë në “aksion” për taksën e pasurisë - Mbledhin 61 milionë euro në 9 muaj, tejkalohet plani vjetor

Elisabeta Dosku/ SCAN
Bashkitë kanë pasur performancë pozitive në mbledhjen e taksës së pasurisë. Të dhënat zyrtare tregojnë se përgjatë periudhës janar-shtator 2024, 61 bashkitë në vend kanë arkëtuar 6 miliardë lekë apo afro 61 milionë euro, shifra më e lartë e dekadës së fundit.
Në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2023, taksa mbi ndërtesat ka furnizuar njësitë e vetëqeverisjes vendore me afro 14 milionë euro më shumë, duke shënuar një rritje me 30.7 %.
Ndërsa në raport me planin 2024 për 9 mujorin, ka pasur një kapërcim me 4.2 % më shumë se sa ishte parashikuar.
Nevoja për më shumë të ardhura dhe domosdoshmëria për të shlyer stokun e detyrimeve të prapambetura, por edhe afrimi i zgjedhjeve të përgjithshme, i ka bërë që bashkitë t’i japin më shumë vëmendje vjeljes së taksës mbi ndërtesat ndonëse ende nuk ka nisur aplikimi i taksës sipas vlerës së tregut.
E thënë ndryshe, në 9 muaj, është kapërcyer plani vjetor i mbledhjes së kësaj takse, ku në total parashikohet të arkëtohen 5.7 miliardë lekë.
Ndikim në këtë perfomancë ka pasur rritja e sipërfaqeve ndërtimore, zhvillimi që ka marrë ky sektor kryesisht në zonat bregdetare si dhe rritja e numrit të transaksioneve. Peshën më të madhe në mbledhjen e kësaj takse e ka Bashkia Tiranë, ndjekur nga bashkitë në zonat bregdetare dhe njësitë e tjera të mëdha.
Qeveria planifikon përgatitjen e kadastrës fiskale dhe zbatimin e taksimit bazuar në vlerën e tregut për ndërtesat duke filluar nga viti 2026, si dhe zbatimi i taksimit bazuar në vlerën e tregut për parcelat duke filluar nga viti 2028, duke përfshirë plotësimin e kuadrit ligjor dhe rregullator, finalizimin e Sistemit Informativ të Kadastrës Fiskale me ndërveprueshmërinë dhe integrimin me sistemet e tjera, duke adresuar kërkesat e personelit dhe ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore.
Sondazh

“Në kapitullin e Prokurimit Publik Shqipëria e para në BP” - Kashta: Kryesojmë në kuadrin ligjor. Në atë institucional jemi në linjë me BE
Diamila Leka/ Scan Kryeministri Edi Rama në Podkastin e radhës fokus kishte prokurimet publike se si kanë avancuar në kuadër të çeljes së negociatave......

“Sistem i ri për pagesa të shpejta” - Sejko në mbledhjet e FMN dhe BB: Siguri më e lartë dhe kosto më e ulët për qytetarët
Ledina Elezi/SCAN Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore kanë inkurajuar Bankën e Shqipërisë që të kryejë monitorimin e......

Nëndeklarimi i pagave, cilët janë sektorët e rrezikuar - Strategjia 2024 – 2030: Në fokus ndërtimi, bujqësia e minierat
Ndërtimi, bujqësia, minierat dhe transportit do jenë fokusi i kontrolleve për pagat e nëndeklaruara. Në strategjinë e re për sigurinë në punë 2024-2030......

Artistja e Kosovës shndërron veshjet në çanta - Nisma e veçantë synon të rrisë ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit
Kristi Ceta/SCAN Në një ditë me diell tetori në Prishtinë, gratë rreshtohen pranë një tezge për të dhuruar sutiena që më pas do të shndërrohen në......

RMV, tender 84 mln euro për gaz natyror - Projekti përfshin ndërtimin e një gazsjellësi 67 km që lidhet me Greqinë
Kristi Ceta/SCAN Kompania shtetërore e transmetimit të gazit natyror të Maqedonisë së Veriut Nomagas ka hapur një tender të ri prej 83.7 milionë eurosh......

Zvicra bëhet pjesë e “Sky Shield” - Vendi anëtarësohet në sistemin e mbrojtjes ajrore të Evropës
Kristi Ceta/SCAN Zvicra ka nënshkruar marrëveshje me Iniciativën Evropiane të Mburojës së Qiellit (ESSI), një projekt që synon të ndërtojë një sistem......

Tatimet: 20 nëntori, afati i dorëzimit të të dhënave të pronësisë - Shtyerja, më shumë kohë bizneseve që të përmbushin detyrimin
Ernilda Luzi/ Scan Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se vendosi shtyrjen e afatit të dorëzimit të të dhënave të pronësisë dhe kontratës......

Ngrihet regjistri për kthimin e garancive shtetërore - Si do funksionojë/ Të dhënat do të përdoren për mbledhjen e borxhit
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria ka vendosur krijimin e regjistrit për kthimin e garancive shtetërore për mbajtjen, arkivimin dhe përditësimin e të......