Tatimet: 20 nëntori, afati i dorëzimit të të dhënave të pronësisë - Shtyerja, më shumë kohë bizneseve që të përmbushin detyrimin

Ernilda Luzi/ Scan
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se vendosi shtyrjen e afatit të dorëzimit të të dhënave të pronësisë dhe kontratës së qirasë për vendin e ushtrimit të aktivitetit ekonomik në e-Filing deri më 20 nëntor 2024. Sipas tatimeve, kjo duke marrë shkas nga pyetjet dhe kërkesat e tatimpaguesve, përcjellë në kanalet zyrtare të komunikimit. Shtyerja bëhet për t’u dhënë më shumë kohë bizneseve që të përmbushin këtë detyrim.
Administrata Tatimore bën gjithashtu me dije se gjatë këtyre ditëve do të vijojë punën për përmirësimin e modulit për ta bërë më të thjeshtë deklarimin për tatimpaguesit, ndërkohë që ata vetë do të duhet të përditësojnë informacionin e kërkuar.
DPT ka publikuar edhe hapat që duhen ndjekur në përditësimin e të dhënave.
Depozitimi apo përditësimi i këtyre të dhënave, nga llogaria personale në e-Filing, duhet të plotësohet nga çdo tatimpagues, për adresën kryesore si dhe çdo adresë sekondare (nëse ka).
Ky informacion shërben për përllogaritjen e saktë të tatimit në burim si dhe për krijimin e mundësisë për parambushjen e Deklaratës së të ardhurave personale, për individët subjekt deklarimi.
Depozitimi i të dhënave si më lart përmendur bazohet në kërkesat e Ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në RSH” i ndryshuar, neni 23, pika 1, njoftuan tatimet.
Sondazh

Ngrihet regjistri për kthimin e garancive shtetërore - Si do funksionojë/ Të dhënat do të përdoren për mbledhjen e borxhit
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria ka vendosur krijimin e regjistrit për kthimin e garancive shtetërore për mbajtjen, arkivimin dhe përditësimin e të......

Ligjvënësit francezë votojnë pro taksës së re mbi pasurinë e miliarderëve!
Edel Strazimiri / SCAN Ligjvënësit francezë votuan të premten në favor të një takse të re që do të tatonte asetet mbi pragun prej 1 miliard euro me 2%.......

Banka qendrore ruse rrit normën e interesit në nivel rekord për të luftuar inflacionin!
Edel Strazimiri / SCAN Banka qendrore e Rusisë rriti të premten normën e saj bazë të interesit me dy pikë përqindjeje në një nivel rekord prej 21%, në......

Analiza në DATAROOM-Shifrat KQZ-CENS/ Sa shqiptarë votojnë realisht? Përqindja reale, dyfish më e lartë se ajo e deklaruar
Shqipëria realizoi në vitin 2023 një proces zgjedhor, paralelisht me Censin e Popullsisë dhe Banesave. Emisioni "DATAROOM" në SCAN përmes përpunimit të......

Parajsat fiskale për korporatat - Pesë shtete europiane gjenden në dhjetë vendet e para
Lidion Kulla / SCAN Zvicra, Holanda, ishulli Jersey, Irlanda dhe Luksemburgu janë ndër juridiksionet kryesore në botë që inkurajojnë abuzimin me taksat......

Kina po rishkruan rregullat globale të teknologjisë - Po vendos standarde të reja për gjithçka, nga 6G te inteligjenca artificiale
Lidion Kulla / SCAN (The Economist) Smartfoni është një dëshmi e fuqisë së standardizimit. I përbërë nga komponentë që blihen nga qindra furnizues, ai......

Bota e varfër “ka ngecur” - Progresi ndaloi në vitin 2015. Për ta “rindezur” duhet liberalizuar
Që nga koha e Revolucionit Industrial, vendet e pasura janë rritur kryesisht më shpejt se ato të varfra. Dy dekadat pas viteve 1995 ishin një përjashtim......

Këtë fundjavë ndryshon ora - A mund të jetë kjo hera e fundit që do të ndodh?
Edel Strazimiri / SCAN Këtë fundjavë orët kthehen prapa në të gjithë Europën, por një grup prej 67 anëtarësh të Parlamentit Europian (PE) po thonë se......