Analiza në DATAROOM-Shifrat KQZ-CENS/ Sa shqiptarë votojnë realisht? Përqindja reale, dyfish më e lartë se ajo e deklaruar
Shqipëria realizoi në vitin 2023 një proces zgjedhor, paralelisht me Censin e Popullsisë dhe Banesave. Emisioni "DATAROOM" në SCAN përmes përpunimit të shifrave ka nxjerrë përqindjen reale të pjesëmarrjes së shqiptarëve në votime.
Referuar Censit, rezulton se popullsia banuese në Shqipëri është 2.4 milionë. Ndërkohë, nga këta 2.4 milionë banorë, 1.9 milionë prej tyre janë në moshën 18 vjeç e lart.
Ndërkohë, në listat e votuesve janë regjistruar 3.6 milionë votues. Kjo do të thotë se në lista ishin të regjistruar me të drejtë vote, 1.7 milionë votues më shumë. Kjo ka bërë që përqindja e deklaruar të jetë larg përqindjes reale të atyre që banojnë në Shqipëri dhe që dalin në votime. Në vitin 2023, KQZ deklaroi si shifër zyrtare të pjesëmarrjes në votime nivelin 34.7 %.
Por cila është përqindja reale e atyre që banojnë në Shqipëri e që njëkohësisht kanë dalë në votime në vitin 2023?
Praktikisht në vitin 2023, nga 1.9 milionë votues që kishte Shqipëria, 1.4 dolën në votime. Bazuar në këto përllogaritje që kryqëzojnë të dhënat e Censit 2023 me ato të KQZ, përqindja e pjesëmarrjes në votime është më shumë se 73 %.
Në këtë përllogaritje, nuk janë marrë parasysh, për efekt se nuk mund të maten, hyrjet e emigrantëve që kanë ardhur enkas për votimin, dhe as daljet e punonjësve sezonalë që mund të mos kenë qenë prezent në Shqipëri në ditën e votimit.
https://www.youtube.com/watch?v=tnWaZhhjagQ&list=PLfjdwzUbedO3gxF5RXeZhgjkLA7YW9R27&index=4&t=233s
Sa do të kushtojë votimi i emigrantëve?
Shqipëria është ndër vendet e vetme të rajonit që ende nuk ka aplikuar votën e emigrantëve. Modeli i zgjedhur është ai i votimit me postë. Refreuar deklarimeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, kostoja për 1 votë do të variojë nga 10-40 euro, në varësi të shërbimit postar.
Por sa përcaktuese mund të jetë vota e Diasporës në rezultat?
Shembujt e vendeve të tjera që e aplikojnë votën e emigrantëve tregojnë se zakonisht rreth 10 % e emigrantëve e ushtrojnë të drejtën e votës. Ndërkohë, vota e tyre, zë një peshë që varion nga 1-5 % të votave totale të vendit. Në disa raste, kjo votë mund të jetë përcaktuese.
Referuar të dhënave zyrtare të INSTAT (2023), diaspora shqiptare llogaritet se 1.4-1.5 milionë.
Çfarë mund të sjellë tjetër CENSI 2023 për zgjedhjet e 2023?
Një element i rëndësishëm do të jetë edhe rishpërndarja e mandateve të deputetëve. Mandatet ndahen duke u bazuar në disa kritere si popullsia dhe numri I zgjedhësve që ka rajoni përkatës. Për zgjedhjet parlamentare Shqipëria ka 140 mandate deputetësh të shpërndarë në 12 zona elektorale.
Censi 2023 tregoi ndër të tjera është lëvizje të brendshme demografike, ku Tirana dhe Durrësi kanë një përqendrim më të lartë të popullsisë. Këto qarqe pritet që të njohin një shtim të numrit të mandateve.
Ndërkohë pritshmëritë janë që qarqe si Fieri apo Elbasani te kenë pakësim të tyre. Nëse do të merrej për bazë panorama demografike e Censit 2023, janë 15 mandate deputetësh që do të duhet të rishpërndahen në mbarë vendin. Gjithsesi, të dhënat zyrtare të rishpërndarjes do të llogariten dhe miratohen nbga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
https://www.youtube.com/watch?v=gPKuljbikG0&list=PLfjdwzUbedO3gxF5RXeZhgjkLA7YW9R27&index=5&t=44s
Sondazh

Parajsat fiskale për korporatat - Pesë shtete europiane gjenden në dhjetë vendet e para
Lidion Kulla / SCAN Zvicra, Holanda, ishulli Jersey, Irlanda dhe Luksemburgu janë ndër juridiksionet kryesore në botë që inkurajojnë abuzimin me taksat......

Kina po rishkruan rregullat globale të teknologjisë - Po vendos standarde të reja për gjithçka, nga 6G te inteligjenca artificiale
Lidion Kulla / SCAN (The Economist) Smartfoni është një dëshmi e fuqisë së standardizimit. I përbërë nga komponentë që blihen nga qindra furnizues, ai......

Bota e varfër “ka ngecur” - Progresi ndaloi në vitin 2015. Për ta “rindezur” duhet liberalizuar
Që nga koha e Revolucionit Industrial, vendet e pasura janë rritur kryesisht më shpejt se ato të varfra. Dy dekadat pas viteve 1995 ishin një përjashtim......

Këtë fundjavë ndryshon ora - A mund të jetë kjo hera e fundit që do të ndodh?
Edel Strazimiri / SCAN Këtë fundjavë orët kthehen prapa në të gjithë Europën, por një grup prej 67 anëtarësh të Parlamentit Europian (PE) po thonë se......

Qiratë për studentët, deri në 700 euro/muaji - Spahiu: Vështirësi në strehim, pronarët e apartamenteve nuk i preferojnë
Elisabeta Dosku/SCAN Studentët që kanë zgjedhur të kryejnë studimet në kryeqytet po përballen më vështirësi të shumta për të gjetur strehim, për shkak se......

18.2 mld lekë nga primet e shkruara bruto - AMF: Në 9 muaj, kompanitë e sigurimit lidhën 1.1 milionë kontrata
Ledina Elezi/SCAN Në nëntë muaj janë mbledhur 18.2 miliardë lekë nga primet e shkruara bruto të sigurimit, gati 7.4% më shumë se në të njëjtën periudhë......

Si mund të minimizohet informaliteti? - Ylli: Të rriten kontrollet. Ceko: Biznesi mos të abuzojë me të rinjtë
Hamit Yzeiraj/ SCAN Të kërkosh të paktën atë që meriton në fund të ditës nuk është asnjëherë gabim. Për më tepër kur ajo që kërkon është pagesa e......

Nevojë për punonjës nga tranzicioni i gjelbër - ERI SEE: Sistemi arsimor duhet të përshtatet për formimin e profesionistëve në nevojshëm
Tranzicioni i vazhdueshëm drejt burimeve të qëndrueshme të energjisë parashikohet të krijojë miliona vende pune në vitet në vijim, ndërkohë që kjo mundësi......