18.2 mld lekë nga primet e shkruara bruto - AMF: Në 9 muaj, kompanitë e sigurimit lidhën 1.1 milionë kontrata
Ledina Elezi/SCAN
Në nëntë muaj janë mbledhur 18.2 miliardë lekë nga primet e shkruara bruto të sigurimit, gati 7.4% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për sa i përket kontratave të sigurimit, numri i tyre është rritur me 7.7% duke kapur shifrën e 1.1 milionë kontratave të lidhura.
Qytetarët kanë zgjedhur më tepër llojet e sigurimeve nga kategoria e jo-jetës. Sigurimet e jo-jetës vazhdojnë të dominojnë në raport me ato të jetës, duke zënë përkatësisht 91.92% të vëllimit të përgjithshëm të primeve.
Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, vëllimi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e jo-jetës arriti në 16.8 miliardë lekë duke shënuar një rritje në masën 7.24%, ndërkohë që numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 1 milionë. Vëllimi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e jetës arriti në1.4 miliardë lekë duke shënuar një rritje në masën 9.22% krahasuar me janar - shtator 2023.
Nëse i referohemi ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.61% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.39% të totalit të tregut. Për sa i përket sigurimit vullnetar, primet nga policat e sigurimit arritën në 7.2 miliardë lekë, ose 6.52% më shumë se në periudhën janar - shtator 2023. Gjithashtu, edhe numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 2.40%.
Sondazh

Si mund të minimizohet informaliteti? - Ylli: Të rriten kontrollet. Ceko: Biznesi mos të abuzojë me të rinjtë
Hamit Yzeiraj/ SCAN Të kërkosh të paktën atë që meriton në fund të ditës nuk është asnjëherë gabim. Për më tepër kur ajo që kërkon është pagesa e......

Nevojë për punonjës nga tranzicioni i gjelbër - ERI SEE: Sistemi arsimor duhet të përshtatet për formimin e profesionistëve në nevojshëm
Tranzicioni i vazhdueshëm drejt burimeve të qëndrueshme të energjisë parashikohet të krijojë miliona vende pune në vitet në vijim, ndërkohë që kjo mundësi......

Shqipëria, më keq se vendet e rajonit për informalitetin - RCC: Konkurrenca e padrejtë vijon të pengojë zhvillimin e tregut
Armela Duka/SCAN Ekonomia informale, e cila përfshin aktivitete jashtë kuadrit ligjor dhe rregullator, mbetet një sfidë e vazhdueshme në shumë vende të......

Aksioni i informalitetit, si preken bankat dhe mikrofinanca? - Isaj: Deklarimi real i pagave, rrit aksesin e qytetarëve në financë
Ledina Elezi/SCAN Institucionet financiare jo banka kanë qenë gjithmonë një derë e hapur për ata që punonin në informalitet, të cilët janë përjashtuar......

Dokumentet e identifikimit për emigrantët - Lehtësohen procedurat. Jo e nevojshme të pajisen me të dy dokumentet njëkohësisht
Ernilda Luzi/SCAN Nga sot, shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësinë të aplikojnë për Letërnjoftim Elektronik, ose për......

Transparenca në industrinë nxjerrëse - EITI heq pezullimin e Shqipërisë. Vendimi pas përmbushjes së detyrimeve
Ola Mitre/SCAN Bordi Ndërkombëtar i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse ka hequr pezullimin e Shqipërisë pas përmbushjes së detyrimit për......

“Ngërçi” i sigurimeve shoqërore - Dritan Ylli: Të rinjve, t’u kalojë paga në bankë, në të kundërt s’ka dinjitet
Hamit Yzeiraj/SCAN Sado i vogël apo i madh, të gjithë duhet të bëhen pjesë e sigurimeve shoqërore. Tregu momentalisht nuk ndodhet në situatë shumë......

“Vatikani Mysliman”, shteti i 200 në botë - The Economist: “PR” i Ramës për të theksuar tolerancën fetare në Shqipëri
Lidion Kulla / SCAN Karli i Madh e kishte kthyer në traditë t’i linte pijet alkolike për ti konsumuar pas drekës. Por, çfarë ndodh nëse pija alkolike......