Aksioni i informalitetit, si preken bankat dhe mikrofinanca? - Isaj: Deklarimi real i pagave, rrit aksesin e qytetarëve në financë

Ledina Elezi/SCAN
Institucionet financiare jo banka kanë qenë gjithmonë një derë e hapur për ata që punonin në informalitet, të cilët janë përjashtuar nga sistemi bankar tradicional si rrjedhojë e mungesës së dokumentacionit të të ardhurave. Gjatë kësaj jave, Kryeministri Edi Rama njoftoi mbi nisjen e një aksioni kundër informalitetit që do të nxisë deklarimin real të pagave të punonjësve.
Por, si pritet të ndikojë ky aksion në institucionet financiare jo banka? Me përfshirjen në ekonominë formale, a do të ketë tashmë një largim të qytetarëve nga institucionet e mikrofinancës, të cilët i kanë mbështetur gjithmonë me kredi, drejt bankave të nivelit të dytë?
Pavarësisht se sektori i mikrofinancës preket pjesërisht, Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës së Mikrofinancës Shqiptare, Brunilda Isaj, u shpreh se aksioni për deklarimin real të pagave do të rrisë në tërësi aksesin e qytetarëve në financë.
“Rritja e formalizimit e përmirëson aksesin në financë, pavarësisht se kush është sektori. Nga ana tjetër, sektori i mikrofinancës konkurron me sektorë të tjerë në drejtim të shpejtësisë dhe fleksibilitetit kryesisht, dhe nuk i qaset vetëm sektorëve të paformalizuar, pra ne kemi gjetur një mundësi që ta akomodojmë këtë sektor. Dikush që i ka të ardhurat e deklaruara, patjetër që ka më shumë mundësi t'i drejtohet institucioneve financiare, i hapen mundësi të reja për të përdorur produktet dhe shërbimet bankare që janë të lidhura me rrezikun, siç janë produktet e kredisë, dhe gjithashtu deri diku ndikon në uljen e kostove të kredisë.”
E pyetur edhe mbi rregulloren më të fundit të Bankës së Shqipërisë që synon të vendosë kufizime në numrin e kredive që mund të japë një institucion financiar jo bankë, Isaj theksoi se kjo ndikon në uljen e përfshirjes financiare të qytetarëve.
“Patjetër që kufizime të tilla, si kjo e numrit të kredive, apo kufizimet që janë vendosur në nivelin që kësti duhet të jetë në raport me të ardhurat e familjes, ka pasur disa ulje të cilat ne mendojmë që do impaktojnë familjet dhe individët shqiptarë, të cilët deri dje janë financuar dhe kanë pasur akses në financë, por nëse i kthehemi pikës së parë dhe rritet niveli i deklarimit dhe formalizimit të tyre, unë gjykoj që edhe kjo shtresë do të përfshihet në shtresën që do të ketë akses në financime.”
Në 12 muajt e fundit, shumica e atyre që nuk merrnin pagën përmes bankës u drejtoheshin kredive jo-bankare. Këto kredi janë gjithashtu të preferuara nga individët me të ardhura më të ulëta, ku ndër të tjera rehatia dhe shpejtësia e kredive mikrofinanciare i bëjnë ato një opsion tërheqës.
Sondazh

Dokumentet e identifikimit për emigrantët - Lehtësohen procedurat. Jo e nevojshme të pajisen me të dy dokumentet njëkohësisht
Ernilda Luzi/SCAN Nga sot, shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësinë të aplikojnë për Letërnjoftim Elektronik, ose për......

Transparenca në industrinë nxjerrëse - EITI heq pezullimin e Shqipërisë. Vendimi pas përmbushjes së detyrimeve
Ola Mitre/SCAN Bordi Ndërkombëtar i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse ka hequr pezullimin e Shqipërisë pas përmbushjes së detyrimit për......

“Ngërçi” i sigurimeve shoqërore - Dritan Ylli: Të rinjve, t’u kalojë paga në bankë, në të kundërt s’ka dinjitet
Hamit Yzeiraj/SCAN Sado i vogël apo i madh, të gjithë duhet të bëhen pjesë e sigurimeve shoqërore. Tregu momentalisht nuk ndodhet në situatë shumë......

“Vatikani Mysliman”, shteti i 200 në botë - The Economist: “PR” i Ramës për të theksuar tolerancën fetare në Shqipëri
Lidion Kulla / SCAN Karli i Madh e kishte kthyer në traditë t’i linte pijet alkolike për ti konsumuar pas drekës. Por, çfarë ndodh nëse pija alkolike......

Bizneset, vështirësi për deklarimin e qirave - Shtyhet afati deri më 20 Nëntor, përmirësohet sistemi i deklarimit
Elisabeta Dosku/ SCAN Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka shtyrë afatin e dorëzimit të të dhënave të pronësisë dhe kontratës së qirasë për......

Cilët europianë jetojnë më gjatë me prindërit e tyre?
Edel Strazimiri / SCAN Të rriturit e BE-së largohen nga shtëpia e prindërve mesatarisht në moshën 26 vjeç, sipas vlerësimeve të......

Këto janë kompanitë më të mira për të punuar në Europë për vitin 2024! - Çfarë i dallon ato nga të tjerat?
Edel Strazimiri / SCAN Kur bëhet fjalë për punën profesionale, Europa njihet për një nga qasjet më të favorshme globalisht. Vendet europiane renditen......

A do të zgjedhë Banka Qendrore Europiane për një ulje të madhe të normës në dhjetor?!
Edel Strazimiri / SCAN Pjesëmarrësit e tregut kanë rritur pritshmëritë e tyre që Banka Qendrore Europiane (BQE) do të ndërmarrë një hap të rëndësishëm......