Shqipëria, më keq se vendet e rajonit për informalitetin - RCC: Konkurrenca e padrejtë vijon të pengojë zhvillimin e tregut

Armela Duka/SCAN
Ekonomia informale, e cila përfshin aktivitete jashtë kuadrit ligjor dhe rregullator, mbetet një sfidë e vazhdueshme në shumë vende të Ballkanit Perëndimor. Të dhënat e “Barometrit të Ballkanit” për vitet 2023 dhe 2024, tregojnë se perceptimi mbi ekonominë informale dhe konkurrencën e padrejtë është përmirësuar lehtë, por mbetet një shqetësim i moderuar.
Sipas këtij raporti lidhur me shkallën e informalitetit në vend, Shqipëria ka marrë një vlerësim prej 2.1 pikë, çka tregon se bizneset në vend e perceptojnë këtë faktor si një pengesë të moderuar, por me një ndikim më të vogël krahasuar me vitin 2023, kur ky tregues ishte në nivelin e 2.4 pikëve. Edhe krahasuar me mesataren e Ballkanit Perëndimor, e cila është 2.5 pikë, Shqipëria renditet më keq. Ky fakt tregon se problemet me ekonominë informale në Shqipëri janë më të mëdha në krahasim me disa vende të tjera të rajonit. Theksojmë se vlerësimi është nga 1 në 4 pikë, ku 1 do të thotë pengesë e madhe, 2-pengesë e moderuar, 3-pengesë e vogël dhe 4-nuk ka pengesë.
Por, ky vlerësim për Shqipërinë lidhur me informalitetin tregon se ka ende sfida të konsiderueshme të lidhura me konkurrencën e parregulluar. Bizneset informale operojnë me më pak kosto, pasi shmangin tatimet gjë që krijon një fushë të pabarabartë, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Kur krahasohet me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria paraqitet në një situatë më pak të favorshme. Vendet si Serbia dhe Bosnje Hercegovina kanë marrë një vlerësim prej 2.6 pikë duke treguar se bizneset atje e perceptojnë informalitetin si një pengesë më të vogël për zhvillimin e vendit. Nga ana tjetër, Kosova dhe Maqedonia e Veriut gjithashtu përballen me probleme të ngjashme me vendin tonë përsa i përket ekonomisë informale. Këto vende u vlerësuan përkatësht me 2.3 pikë dhe 2.4 pikë.
Sondazh

Aksioni i informalitetit, si preken bankat dhe mikrofinanca? - Isaj: Deklarimi real i pagave, rrit aksesin e qytetarëve në financë
Ledina Elezi/SCAN Institucionet financiare jo banka kanë qenë gjithmonë një derë e hapur për ata që punonin në informalitet, të cilët janë përjashtuar......

Dokumentet e identifikimit për emigrantët - Lehtësohen procedurat. Jo e nevojshme të pajisen me të dy dokumentet njëkohësisht
Ernilda Luzi/SCAN Nga sot, shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësinë të aplikojnë për Letërnjoftim Elektronik, ose për......

Transparenca në industrinë nxjerrëse - EITI heq pezullimin e Shqipërisë. Vendimi pas përmbushjes së detyrimeve
Ola Mitre/SCAN Bordi Ndërkombëtar i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse ka hequr pezullimin e Shqipërisë pas përmbushjes së detyrimit për......

“Ngërçi” i sigurimeve shoqërore - Dritan Ylli: Të rinjve, t’u kalojë paga në bankë, në të kundërt s’ka dinjitet
Hamit Yzeiraj/SCAN Sado i vogël apo i madh, të gjithë duhet të bëhen pjesë e sigurimeve shoqërore. Tregu momentalisht nuk ndodhet në situatë shumë......

“Vatikani Mysliman”, shteti i 200 në botë - The Economist: “PR” i Ramës për të theksuar tolerancën fetare në Shqipëri
Lidion Kulla / SCAN Karli i Madh e kishte kthyer në traditë t’i linte pijet alkolike për ti konsumuar pas drekës. Por, çfarë ndodh nëse pija alkolike......

Bizneset, vështirësi për deklarimin e qirave - Shtyhet afati deri më 20 Nëntor, përmirësohet sistemi i deklarimit
Elisabeta Dosku/ SCAN Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka shtyrë afatin e dorëzimit të të dhënave të pronësisë dhe kontratës së qirasë për......

Cilët europianë jetojnë më gjatë me prindërit e tyre?
Edel Strazimiri / SCAN Të rriturit e BE-së largohen nga shtëpia e prindërve mesatarisht në moshën 26 vjeç, sipas vlerësimeve të......

Këto janë kompanitë më të mira për të punuar në Europë për vitin 2024! - Çfarë i dallon ato nga të tjerat?
Edel Strazimiri / SCAN Kur bëhet fjalë për punën profesionale, Europa njihet për një nga qasjet më të favorshme globalisht. Vendet europiane renditen......