Qiratë për studentët, deri në 700 euro/muaji - Spahiu: Vështirësi në strehim, pronarët e apartamenteve nuk i preferojnë

Elisabeta Dosku/SCAN
Studentët që kanë zgjedhur të kryejnë studimet në kryeqytet po përballen më vështirësi të shumta për të gjetur strehim, për shkak se çmimet e qirave kanë pësuar rritje nga viti në vit.
Në një intervistë për SCAN TV, ekspertja e pasurive të paluajtshme Armela Spahiu, thekson se përpos çmimeve të larta, studentët hasin vështirësi për shkak edhe se pronarët e apartamenteve kërkojnë klientë për qiradhënie afatgjatë.
“Qiratë sigurisht që janë me çmime të larta, nuk po flasim për zonat qendrore të Tiranës, por edhe në zonat periferike të Tiranës qiratë janë me çmime të larta dhe çdo vit çmimet ngrihen. Por ne po hasim edhe probleme me qiradhënësit, pronarët, sepse nuk kanë dëshirë të akomodojnë studentët, kur bëhen bashkë 2-3 apo 4 studentë në një hapësire që mund të ketë 2-3 dhoma, sepse duan ti japin me qira afatgjatë 1-5 vjeçare dhe në rastin e studentëve ata na refuzojnë në shumë raste sepse mendojnë se studentët vijnë dhe largohen në fund të Korrikut, dëmtojnë shtëpinë dhe nuk janë të rregullt. Megjithatë mua më vjen keq ta shpreh këtë gjë sepse mundemi me të gjithë pronarët që ti bindimin që këta janë studentë që familjarët e tyre e kanë marrë parasysh ti përballojnë shpenzimet e tyre.”
Sipas saj, çmimet për këtë kategori janë bërë të papërballueshme, pasi arrijnë në 700 euro/muaji në zona periferike.
"Kur flasim për apartament me një dhomë dhe kuzhinë është 500-700 euro në muaj me qira, mesatarisht në Tiranë, por mund të flasim për apartamente 2+1, ku duan të akomodohen 2-3 veta, dhe këtu variojnë nga 600-700 deri në 800 euro/muaji, varet nga zona, por flasim gjithnjë për zona jo në qendër të Tiranës”.
Ashtu si dhe çmimet e shitjes së banesave në vend, i njëjti trend rezulton edhe me qiradhënien, për shkak të kërkesës në rritje për akomodim.
Sondazh

18.2 mld lekë nga primet e shkruara bruto - AMF: Në 9 muaj, kompanitë e sigurimit lidhën 1.1 milionë kontrata
Ledina Elezi/SCAN Në nëntë muaj janë mbledhur 18.2 miliardë lekë nga primet e shkruara bruto të sigurimit, gati 7.4% më shumë se në të njëjtën periudhë......

Si mund të minimizohet informaliteti? - Ylli: Të rriten kontrollet. Ceko: Biznesi mos të abuzojë me të rinjtë
Hamit Yzeiraj/ SCAN Të kërkosh të paktën atë që meriton në fund të ditës nuk është asnjëherë gabim. Për më tepër kur ajo që kërkon është pagesa e......

Nevojë për punonjës nga tranzicioni i gjelbër - ERI SEE: Sistemi arsimor duhet të përshtatet për formimin e profesionistëve në nevojshëm
Tranzicioni i vazhdueshëm drejt burimeve të qëndrueshme të energjisë parashikohet të krijojë miliona vende pune në vitet në vijim, ndërkohë që kjo mundësi......

Shqipëria, më keq se vendet e rajonit për informalitetin - RCC: Konkurrenca e padrejtë vijon të pengojë zhvillimin e tregut
Armela Duka/SCAN Ekonomia informale, e cila përfshin aktivitete jashtë kuadrit ligjor dhe rregullator, mbetet një sfidë e vazhdueshme në shumë vende të......

Aksioni i informalitetit, si preken bankat dhe mikrofinanca? - Isaj: Deklarimi real i pagave, rrit aksesin e qytetarëve në financë
Ledina Elezi/SCAN Institucionet financiare jo banka kanë qenë gjithmonë një derë e hapur për ata që punonin në informalitet, të cilët janë përjashtuar......

Dokumentet e identifikimit për emigrantët - Lehtësohen procedurat. Jo e nevojshme të pajisen me të dy dokumentet njëkohësisht
Ernilda Luzi/SCAN Nga sot, shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësinë të aplikojnë për Letërnjoftim Elektronik, ose për......

Transparenca në industrinë nxjerrëse - EITI heq pezullimin e Shqipërisë. Vendimi pas përmbushjes së detyrimeve
Ola Mitre/SCAN Bordi Ndërkombëtar i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse ka hequr pezullimin e Shqipërisë pas përmbushjes së detyrimit për......

“Ngërçi” i sigurimeve shoqërore - Dritan Ylli: Të rinjve, t’u kalojë paga në bankë, në të kundërt s’ka dinjitet
Hamit Yzeiraj/SCAN Sado i vogël apo i madh, të gjithë duhet të bëhen pjesë e sigurimeve shoqërore. Tregu momentalisht nuk ndodhet në situatë shumë......