Nëndeklarimi i pagave, cilët janë sektorët e rrezikuar - Strategjia 2024 – 2030: Në fokus ndërtimi, bujqësia e minierat

Ndërtimi, bujqësia, minierat dhe transportit do jenë fokusi i kontrolleve për pagat e nëndeklaruara. Në strategjinë e re për sigurinë në punë 2024-2030 fenomeni i nëndeklarimit të pagave dhe tregu i punës në përgjithësi planifikohen ti nënshktrohen kontrolleve të thelluara për ti dhënë fund evazionit.
Në dokument thuhet se sektorët që kanë numrin më të lartë të aksidenteve si ndërtimi, minierat, bujqësia dhe transporti do të jenë në fokus të kontrolleve dhe inspektimeve të detajuara, me qëllim garantimin e sigurisë në punë. Në total gjatë vitit 2023, u regjistruan 168 aksidente në punë, 30 me pasoja fatale për jetën, ku shumica ishin në sektorin e ndërtimit, industrinë prodhuese e miniera.
Inspektimet do të bazohen kryesisht në teknologji me synim ngritjen e një sistemi digjital për të dhëna për shëndetin në punë si dhe për të marrë sinjalizime për mosrespektim të kushteve.
“Vënia në zbatim e sistemit digjital të të dhënave për shëndetin në punë do ta qartësojë dhe bëjë më efikas procesin e menaxhimit dhe analizës së të dhënave të pacientit për mjekët e punës. Ky sistem do ta lehtësojë diagnostikimin efikas të sëmundjeve profesionale duke çuar në ndërhyrjen dhe trajtimin në kohë të problemit. Për më tepër, do të mundësonte monitorimin e rreziqeve dhe tendencave në mjedisin e punës për çështje të shëndetit në punë duke i ardhur në ndihmë politikë-bërjes bazuar në të dhëna”, thuhet në strategji.
Tjetër fokus, thuhet se do të jetë edhe goditja e fenomenit të nëndeklarimit të pagave.
“Sektorët të cilët janë veçanërisht vulnerabël ndaj informalitetit janë bujqësia, tregtia me shumicë dhe pakicë, ndërtimi, ku dhe nivelet e punësimit informal njohin përqindje të larta si mbi 84%”, thuhet në strategji.
Luftën ndaj nëndeklarimit të pagave qeveria thotë se e ka nisur që më 1 tetor 2024, dhe nuk do të ndalojë derisa bizneset të reflektojnë e të deklarojnë pagat reale të punonjësve.
Sondazh

Artistja e Kosovës shndërron veshjet në çanta - Nisma e veçantë synon të rrisë ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit
Kristi Ceta/SCAN Në një ditë me diell tetori në Prishtinë, gratë rreshtohen pranë një tezge për të dhuruar sutiena që më pas do të shndërrohen në......

RMV, tender 84 mln euro për gaz natyror - Projekti përfshin ndërtimin e një gazsjellësi 67 km që lidhet me Greqinë
Kristi Ceta/SCAN Kompania shtetërore e transmetimit të gazit natyror të Maqedonisë së Veriut Nomagas ka hapur një tender të ri prej 83.7 milionë eurosh......

Zvicra bëhet pjesë e “Sky Shield” - Vendi anëtarësohet në sistemin e mbrojtjes ajrore të Evropës
Kristi Ceta/SCAN Zvicra ka nënshkruar marrëveshje me Iniciativën Evropiane të Mburojës së Qiellit (ESSI), një projekt që synon të ndërtojë një sistem......

Tatimet: 20 nëntori, afati i dorëzimit të të dhënave të pronësisë - Shtyerja, më shumë kohë bizneseve që të përmbushin detyrimin
Ernilda Luzi/ Scan Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se vendosi shtyrjen e afatit të dorëzimit të të dhënave të pronësisë dhe kontratës......

Ngrihet regjistri për kthimin e garancive shtetërore - Si do funksionojë/ Të dhënat do të përdoren për mbledhjen e borxhit
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria ka vendosur krijimin e regjistrit për kthimin e garancive shtetërore për mbajtjen, arkivimin dhe përditësimin e të......

Ligjvënësit francezë votojnë pro taksës së re mbi pasurinë e miliarderëve!
Edel Strazimiri / SCAN Ligjvënësit francezë votuan të premten në favor të një takse të re që do të tatonte asetet mbi pragun prej 1 miliard euro me 2%.......

Banka qendrore ruse rrit normën e interesit në nivel rekord për të luftuar inflacionin!
Edel Strazimiri / SCAN Banka qendrore e Rusisë rriti të premten normën e saj bazë të interesit me dy pikë përqindjeje në një nivel rekord prej 21%, në......

Analiza në DATAROOM-Shifrat KQZ-CENS/ Sa shqiptarë votojnë realisht? Përqindja reale, dyfish më e lartë se ajo e deklaruar
Shqipëria realizoi në vitin 2023 një proces zgjedhor, paralelisht me Censin e Popullsisë dhe Banesave. Emisioni "DATAROOM" në SCAN përmes përpunimit të......