Europa Postuar më 28 Tetor 2024, 15:14

Volkswagen planifikon mbylljen e 3 fabrikave në Gjermani - Kompania pritet të shkurtojë ndjeshëm stafin për të reduktuar shpenzimet

Nga SCAN TV
Volkswagen planifikon mbylljen e 3 fabrikave në Gjermani - Kompania pritet

Kristi Ceta/SCAN

 

Volkswagen planifikon të mbyllë të paktën tre fabrika në Gjermani, të pushojë nga puna dhjetëra mijëra punonjës dhe të zvogëlojë fabrikat e mbetura në ekonominë më të madhe të Evropës. Kompania do të kalojë një rivonim më të thellë se sa pritej, u shpreh Kreu i Këshillit të Punëve Daniela Cavallo.

Prodhuesi më i madh i makinave në Evropë ka negociuar për javë të tëra me sindikatat mbi planet për të riparuar biznesin dhe për të ulur kostot, duke përfshirë konsiderimin e mbylljes së fabrikave në Gjermani për herë të parë.

“Ky është plani i grupit më të madh industrial të Gjermanisë për të filluar shitjen në vendin e origjinës,” shtoi Cavallo, duke mos specifikuar se cilat fabrika do të preken ose sa prej rreth 300,000 stafit të Volkswagen Group në Gjermani mund të pushohen nga puna.

Komentet shënojnë një përshkallëzim të madh të një konflikti midis punëtorëve të Volkswagen dhe grupit menaxhues, i cili është nën presion të madh për të ulur kostot dhe për të mbetur konkurrues teksa është ulur kërkesa nga Kina dhe Evropa.

Cavallo tha se Berlini duhej të krijonte urgjentisht një plan për industrinë gjermane për t’u siguruar që ajo të mos "rrëzohet akoma më poshtë”.

Kreu i Këshillit të Punëve tha se kishte një marrëveshje midis të dyja palëve në lidhje me natyrën e problemeve me të cilat përballet prodhuesi i makinave dhe shumë nga homologët e tij evropianë, duke filluar nga një tranzicion elektrik më i ngadalshëm se sa pritej e deri te konkurrenca e ashpër nga prodhuesit kinezë të makinave që hyjnë në Evropë.

"Ne jemi pranë njëri-tjetrit kur bëhet fjalë për analizimin e problemeve. Por jemi shumë larg për të gjetur zgjidhjet," tha ai.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat