Të rishikohen tarifat për transportin publik! - FMN: Reduktimi i TVSH-së nuk ka funksionuar për shtimin e autobusëve elektrikë

Masa e ndërmarrë nga qeveria për reduktimin e TVSH-së për autobusët elektrikë që përdoren transportit publik, nuk ka funksionuar për të nxitur kompanitë private që të zëvendësojnë flotat e tyre ekzistuese të cilat operojnë me karburant. Sipas raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, “norma e reduktuar e TVSH-së për autobusët elektrikë, nuk ka qenë e suksesshme dhe duhet të rishikohet e të zëvendësohet me tarifa neutrale të të ardhurave, në mënyrë që të mund të motivojnë përdorimin e më shumë automjeteve miqësore me mjedisin, duke zëvendësuar gradualisht flotën ekzistuese” .
Tarifa ta tilla janë një mjet alternativ që qeveritë mund të përdorin për të taksuar ndotësit dhe për të ofruar një zbritje taksash për ata që përdrorin mjete miqësore me mjedisin. Sipas FMN, të tilla politika inkurajojnë njerëzit të reduktojnë emetimet duke zgjedhur automjetet hibride në vend të atyre me lëndë djegëse.
Aplikimi i normës së reduktuar të TVSH-së 10 % për importin e autobusëve elektrikë të transportit publik u ndërmor nga qeveria në vitin 2019, si një politikë fiskale mjedisore që synote minimizimin e ndotjes së ambientit dhe nxitjen e kërkesës për import të këtyre mjeteve.
Vetëm në kryeqytet janë 11 linja urbane, të cilat kanë një flotë prej 311 mjetesh dhe deri më tani flota është zëvendësuar me 20 autobusë hibridë dhe elektrikë që i përkasin linjës së unazës, ndërsa në qytetet e tjera nuk ka pasur ndryshime në këtë drejtim. Sipas FMN transporti në Shqipëri, ze 15 për qind të emetimeve të gazrave në ambient.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, përgjatë këtij viti, deri në muajin Nëntor janë importuar në total 609 mjete elektrike, nga të cilat 561 autovetura, 27 motorra dhe 11 automjte për transport të përzier.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Projektligji, ndërtuesit të zbardhin shitjet në themel e kleringët - Stop parave të pista. Dy kontrolle, një para dhënies së lejes, një pas përfundimt të objektit
Asnjë ndërtues nuk duhet të pajiset me leje ndërtimi nëse bashke me dokumentacionin teknik nuk paraqet edhe burimet financiare me të cilat do kryhet investimi.......

“Importet festive” të Shqipërisë po ndryshojnë kah - Të dhënat doganore, çfarë po ndodh me produktet ushqimore të shportës?
Në prag të festave të fundvitit kur dhe sasia e produkteve të importuara parimisht duhet të vijë në rritje për shkak të fluksit të lartë të blerjeve tek......

Hapet “thesi” për rindërtimin - Para zgjedhjeve lokale/ Qeveria, miliona lekë për bashkitë. Kryeson Tirana dhe Durrësi
Teksa zgjedhjet vendore po afrojnë, Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë vendimesh, që parashikojnë rritjen e buxhetit për financimin e rindërtimit, pas......

Gjermania rrezikon të mbetet pa gaz! - Dështon objektivi për reduktimin e konsumit
Gjermania po kursen më pak gaz se objektivi i duhur për të shmangur mungesat e furnizimit këtë dimër. Lajmi u konfirmua nga kreu i agjencisë gjermane të......

Litiumi italian mund të ndryshojë ekuilibrat e ekonomisë botërore - Ari i bardhë ndihmon Europën të fitojë autonominë nga Kina
Një studim i fundit i publikuar në Itali, konfirmon se terreni nëntokësor italian është i pasur me litium, në vecanti në Toskanë, Lazio dhe Campania. Nuk......

Gjermania dhe Azia bashkojnë “forcat” në Hungari - Gjigantët e automjeteve dhe “mbretërit” e baterive shtojnë investimet
Prodhuesit gjermanë të automjeteve dhe ata aziatikë të baterive janë bashkuar në Hungari në një bashkëpunim prej miliarda dollarësh për të nxitur ambiciet e......

Tarifë kufitare për karbonin në BE - Skema e parë në botë për mbështetjen e industrive europiane
Pas negociatave të gjata, Bashkimi Europian arriti një marrëveshje për të vendosur një tarifë të emetimeve të dioksidit të karbonit në importet e mallrave......

Vendi i parë në Evropë - Mali i Zi fiton 46.4 milionë euro nga eksporti i energjisë elektrike në tre javë
Ndërmarrja shtetërore e energjisë Elektroprivreda Crne Gore (EPCG) ka fituar 46.4 milionë euro nga eksporti i energjisë elektrike gjatë tre javëve të fundit,......