Gjermania dhe Azia bashkojnë “forcat” në Hungari - Gjigantët e automjeteve dhe “mbretërit” e baterive shtojnë investimet

Prodhuesit gjermanë të automjeteve dhe ata aziatikë të baterive janë bashkuar në Hungari në një bashkëpunim prej miliarda dollarësh për të nxitur ambiciet e tyre elektrike.
Kompanitë po vërshojnë në Europën qendrore ku qeveria e kryeministrit Viktor Orban po sfidon kujdesin e treguar nga perëndimi ndaj Kinës, si dhe po ofron përfitime bujare për të mirëpritur investime të huaja si dhe për të theksuar synimin e Hungarisë për të qenë një qendër globale për automjetet elektrike. Investimet në industrinë hungareze të automjeteve po dominohen nga tre vende – Gjermania, një prodhuese kampione e automjeteve, Kina dhe Koreja e Jugut që janë vende lidere për bateritë dhe shumë përpara rivalëve europianë.
Kompanitë nga këto tri vende përfitojnë 29 nga 31 subvencionet në para të dhëna nga Hungaria për investime të mëdha në sektorin e saj të automjteve dhe baterive gjatë dekadës së fundit sipas një analize të agjencisë së lajmeve Reuters.
Përfituesit e këtyre subvencioneve përfshijnë prodhuesit gjermanë të automjeteve BMW dhe Mercedes – Benz; prodhuesit e baterive BYD të Kinës dhe rivali korean Samsung SDI. Niveli mesatar i subvencionit ka qenë 15% e investimit.
Në total Hungaria ka përfituar mbi 14 miliardë euro investime të huaja direkte në sektorin e baterive në gjashtë vitet e fundit, sipas shifrave zyrtare të konfirmuara nga qeveria. Investimet e mëdha klasifikohen ato me vlerë mbi 5 milion euro që variojnë sipas sektorëve apo vendeve të punës që krijohen.
Stimujt shtetërorë dhe mundësia për prodhuesit e automjeteve dhe furnizuesit e baterive për të punuar pranë njëri-tjetrit po konfirmon një tërheqje të fortë, sipas intervistave me rreth 20 biznesmenë dhe konsulentë të industrisë në Gjermani, Hungari, Kinë dhe Korenë e Jugut.
CATL e Kinës, prodhuesi numër 1 i baterive EV në botë, dhe gjigantët koreanë të baterive SK Innovation dhe Samsung SDI, thanë për Reuters se afërsia e planifikuar me prodhuesit gjermanë të automjeteve ishte një faktor kyç në vendimet e tyre për të investuar në Hungari. CATL po investon 7.6 miliardë dollarë për të ndërtuar fabrikën më të madhe të baterive në Europë në Hungari. Kjo fabrikë dhe fabrika e BMW prej 2.1 miliardë dollarësh do të vendosen të dyja në qytetin e Debrecen, i cili po tërheq një ekosistem furnizuesish, duke filluar nga prodhuesit e frenave dhe katodave të baterive deri te makineritë industriale.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Tarifë kufitare për karbonin në BE - Skema e parë në botë për mbështetjen e industrive europiane
Pas negociatave të gjata, Bashkimi Europian arriti një marrëveshje për të vendosur një tarifë të emetimeve të dioksidit të karbonit në importet e mallrave......

Vendi i parë në Evropë - Mali i Zi fiton 46.4 milionë euro nga eksporti i energjisë elektrike në tre javë
Ndërmarrja shtetërore e energjisë Elektroprivreda Crne Gore (EPCG) ka fituar 46.4 milionë euro nga eksporti i energjisë elektrike gjatë tre javëve të fundit,......

Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë – Kush e ‘rrëzoi’ nga podiumi?!
CEO i Tesla, Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë. Ai ia dha atë titull kryetarit dhe CEO-s së LVMH Bernard Arnault në mbyllje të hënën, sipas......

Çmimet e bakrit, tradicionalisht një barometër për ekonominë globale, pritet të rriten!
Bakri i parë tradicionalisht si një tregues kryesor i shëndetit ekonomik ka pasur çuditërisht një vit të vështirë. Por analistët presin një rigjallërim në......

Dimër i ashpër në Europë - Kushtet e këqija të motit po shkaktojnë ndërprerje të udhëtimeve dhe energjisë
Një 'batanije dëbore' ka mbuluar Londrën dhe pjesë të Mbretërisë së Bashkuar duke shkaktuar ndërprerje të mëdha të udhëtimit në rrugë dhe në aeroporte me më......

Kush është Eva Kaili, eurodeputetja në qendër të skandalit korruptiv që tronditi Brukselin?!
Eva Kaili është aktualisht emri në buzët e të gjithëve në Bruksel. Deputetja greke e Parlamentit Europian u arrestua të premten nga policia belge si pjesë e......

Përdori fshehurazi 10 miliardë dollarë në fondet e klientëve - Arrestohet Ish-CEO i firmës së kriptomonedhave FTX
Sam Bankman-Fried, themeluesi dhe ish-CEO i shkëmbimit të dështuar të kriptomonedhave FTX, është arrestuar në Bahamas me kërkesë të qeverisë amerikane një ditë......

Dobësohet ndjeshëm Franga zvicerane ndërsa Euro dhe Dollari nuk luhaten!
Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të ndjeshme të kuotës pasi vijon edhe sot të blihet sikurse edhe një ditë më parë me 109.4 lekë dhe të shitet me......