Gjermania rrezikon të mbetet pa gaz! - Dështon objektivi për reduktimin e konsumit

Gjermania po kursen më pak gaz se objektivi i duhur për të shmangur mungesat e furnizimit këtë dimër. Lajmi u konfirmua nga kreu i agjencisë gjermane të rrjetit, pasi vendi dështoi të realizojë objektivin e rëndësishëm për një reduktim prej 20% të konsumit një javë më parë, ndërsa temperaturat vazhdojnë të bien.
Gjermania, e cila blinte gjysmën e sasisë së nevojshme të gazit natyror nga Rusia përpara fillimit të luftës në Ukrainë, është përpjekur të gjejë burime të reja energjie gjatë dhjetë muajve të fundit. Gjatë stinës së verës ministri gjerman i ekonomisë, Robert Habeck, deklaroi dhe objektivin për kursimin e përgjithshëm të 20% të konsumit të gazit në të gjithë vendin. Një objektiv më i lartë ky se ai i vendosur nga Komisioni Europian prej 15%.
Pas një vjeshte relativisht të butë, gjatë së cilës bizneset dhe familjet gjermane kursyen më shumë gaz se sa kërkohej nga plani i emergjencës dhe rezervuarët e magazinimit u rritën në pothuajse 100%, temperaturat në rënie të ditëve të fundit kanë dhënë alarmin.
Sipas kreut të agjencisë federale të rrjetit për shërbimet komunale, aktualisht kursimet totale janë vetëm deri në 13%. Ai theksoi se me temperaturat që janë ulur deri në minus 10C, konsumi i gazit është rritur në mënyrë dramatike.
Tani për tani, rezervuarët e magazinimit të gazit në Gjermani mbeten rreth 95% të mbushur dhe vendi po planifikon të aktivizojë terminalin e tij të parë për importin e gazit natyror të lëngshëm në portin e Detit të Veriut të Vilhelmshaven. Aktualisht vendi po merr gaz nga disa burimedhe së shpejti do të ketë tre terminale për gaz të lëngshëm. Gjithashtu po furnizohet nga Norvegjia, Hollanda, Belgjika dhe Franca. Gjithashtu është hedhur poshtë mundësia që familjet të kalojnë në ngrohje elektrike duke mbingarkuar rrjetin.
Me ndalimin e furnizimeve të gazit nga Rusia që duket i përhershëm pas shpërthimeve në tubacionet Nord Stream 1 dhe 2 në shtator, në Berlin vazhdon të ketë pasiguri për racionimin e gazit në dimrin 2023-2024, si dhe mundësi për akte sabotimi në zona të tjera të infrastrukturës të rëndësishme të energjisë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Litiumi italian mund të ndryshojë ekuilibrat e ekonomisë botërore - Ari i bardhë ndihmon Europën të fitojë autonominë nga Kina
Një studim i fundit i publikuar në Itali, konfirmon se terreni nëntokësor italian është i pasur me litium, në vecanti në Toskanë, Lazio dhe Campania. Nuk......

Gjermania dhe Azia bashkojnë “forcat” në Hungari - Gjigantët e automjeteve dhe “mbretërit” e baterive shtojnë investimet
Prodhuesit gjermanë të automjeteve dhe ata aziatikë të baterive janë bashkuar në Hungari në një bashkëpunim prej miliarda dollarësh për të nxitur ambiciet e......

Tarifë kufitare për karbonin në BE - Skema e parë në botë për mbështetjen e industrive europiane
Pas negociatave të gjata, Bashkimi Europian arriti një marrëveshje për të vendosur një tarifë të emetimeve të dioksidit të karbonit në importet e mallrave......

Vendi i parë në Evropë - Mali i Zi fiton 46.4 milionë euro nga eksporti i energjisë elektrike në tre javë
Ndërmarrja shtetërore e energjisë Elektroprivreda Crne Gore (EPCG) ka fituar 46.4 milionë euro nga eksporti i energjisë elektrike gjatë tre javëve të fundit,......

Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë – Kush e ‘rrëzoi’ nga podiumi?!
CEO i Tesla, Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë. Ai ia dha atë titull kryetarit dhe CEO-s së LVMH Bernard Arnault në mbyllje të hënën, sipas......

Çmimet e bakrit, tradicionalisht një barometër për ekonominë globale, pritet të rriten!
Bakri i parë tradicionalisht si një tregues kryesor i shëndetit ekonomik ka pasur çuditërisht një vit të vështirë. Por analistët presin një rigjallërim në......

Dimër i ashpër në Europë - Kushtet e këqija të motit po shkaktojnë ndërprerje të udhëtimeve dhe energjisë
Një 'batanije dëbore' ka mbuluar Londrën dhe pjesë të Mbretërisë së Bashkuar duke shkaktuar ndërprerje të mëdha të udhëtimit në rrugë dhe në aeroporte me më......

Kush është Eva Kaili, eurodeputetja në qendër të skandalit korruptiv që tronditi Brukselin?!
Eva Kaili është aktualisht emri në buzët e të gjithëve në Bruksel. Deputetja greke e Parlamentit Europian u arrestua të premten nga policia belge si pjesë e......