Shqipëria Postuar më 13 Dhjetor 2022, 14:08

“Importet festive” të Shqipërisë po ndryshojnë kah - Të dhënat doganore, çfarë po ndodh me produktet ushqimore të shportës?

Nga SCAN TV
“Importet festive” të Shqipërisë po ndryshojnë

Në prag të festave të fundvitit kur dhe sasia e produkteve të importuara parimisht duhet të vijë në rritje për shkak të fluksit të lartë të blerjeve tek qytetarët, duket se çmimet këtë vit kanë qenë faktor kryesor ndikues në tkurrjen kërkesës për konsum.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, të siguruara nga SCAN  TV, vihet re se për muajin Nëntor 2022, volumi i importeve për produktet bazë të shportës ka pësuar rënie krahasimisht me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kështu, në konsideratë janë marrë katër produkte kryesore të shportës, si grurë, oriz, vaj luledielli dhe sheqer. Ajo që vihet re është se importi i këtyre produkteve rezulton në 29 mijë ton në Nentor 2021, duke zbritur në 15.2 mijë ton në Nëntor 2022, me një rënie që fiksohet në afro 13.8 mijë ton më pak produkte të blera nga jashtë.

Nëse do ti referohemi vlerës monetare mesatare të paguar për 1 kg apo 1 litër produkt të importuar, vihet re një rritje e çmimit prej 15 lekë përgjatë Nëntorit të këtij viti krahsimisht me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ku rezulton se për më pak produkte, janë paguar më shumë para.  Konkretisht, për importin e 4 produkteve bazë të shportës në nëntor të vitit të kaluar janë paguar 1.7 miliardë lekë, ndërsa këtë vit, për thuajse gjysmën e sasisë janë paguar 1.1 miliardë lekë. Duke nisur nga muaji Mars, për shkak të luftës në Ukrainë dhe destabilitetit në  tregje, çmimet dhe kostot e jetesës në tërësi,  kanë njohur një rritje të vazhdueshme, gjë që pritet të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat