Projektligji, ndërtuesit të zbardhin shitjet në themel e kleringët - Stop parave të pista. Dy kontrolle, një para dhënies së lejes, një pas përfundimt të objektit

Asnjë ndërtues nuk duhet të pajiset me leje ndërtimi nëse bashke me dokumentacionin teknik nuk paraqet edhe burimet financiare me të cilat do kryhet investimi. Por jo vetëm kaq, përpara dhënies së lejes së përdorimit, pas përfundimit të objekteve, ndërtuesit t’i nënshtrohen edhe një kontrolli të dytë për një vlerësim përfundimtar mbi vleren totale te investimit te kryer dhe total in e te ardhurave te perdorura, duke specifikuar zerat konkrete te ketyre te ardhura (te ardhura te vete subjektit, hua, kredi, kontratat shitjeje, kontrata klering-u etj).
Është depozituar në Kuvend nga deputetët e Partisë Demokratike një projekligj i cili kërkon të adresojë rrezikun e pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit, duke e konsideruar këtë të fundit si më të ekspozuarin ndaj këtij fenomeni.
Në thelb, çdo ndërtim, duhet të kalojë në sitë dy herë, përpara miratimit të lejes së ndërtimit, dhe më pas, përpara lejes së përdorimit. Në relacionin që shoqron projektligjin, Deputetët e Partisë Demokratike theksojnë se me qellim parandalimin e injektimit te parave qe kane burim krimin apo aktivitete te tjera te paligjshme ne sektorin e ndertimit, projektligji ka percaktuar detyrimin e subjektit qe aplikon per leje ndertimit, qe krahas dokumentacionit tekniko-ligjor te nevojshem, te paraqese edhe nje raport te detajuar tete gjitha te ardhurave qe do te perdoren per realizimin e projektit.
Në çdo rast, projektligji parashikon edhe nje kontroll te dyte ne momentin qe subjekti kerkon te pajiset me certifikaten e perdorimit. Subjekti ka detyrimin qe krahas deklarates se perputhshmerise, te paraqese edhe raportin e detajuar te te ardhurave.
Ky raport permban vleren totale te investimit te kryer dhe total in e te ardhurave te perdorura, duke specifikuar zerat konkrete te ketyre te ardhura (te ardhura te vete subjektit, hua, kredi, kontratat shitjeje, kontrata klering-u etj.). Subjekti ka detyrimin qe te justifikoje ligjshmerine e te ardhurave te perdorura per realizimin e ndertimit. Ne rast se subjekti nuk arrin te justifikoje te ardhurat, autoriteti pergjegjes mund te vendose konfiskimin e ndertimit ne raport me pjesen qe rezulton e pajustifikuar me burime te ligjshme.
Lorenc Rabeta/ SCAN
Sondazh

“Importet festive” të Shqipërisë po ndryshojnë kah - Të dhënat doganore, çfarë po ndodh me produktet ushqimore të shportës?
Në prag të festave të fundvitit kur dhe sasia e produkteve të importuara parimisht duhet të vijë në rritje për shkak të fluksit të lartë të blerjeve tek......

Hapet “thesi” për rindërtimin - Para zgjedhjeve lokale/ Qeveria, miliona lekë për bashkitë. Kryeson Tirana dhe Durrësi
Teksa zgjedhjet vendore po afrojnë, Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë vendimesh, që parashikojnë rritjen e buxhetit për financimin e rindërtimit, pas......

Gjermania rrezikon të mbetet pa gaz! - Dështon objektivi për reduktimin e konsumit
Gjermania po kursen më pak gaz se objektivi i duhur për të shmangur mungesat e furnizimit këtë dimër. Lajmi u konfirmua nga kreu i agjencisë gjermane të......

Litiumi italian mund të ndryshojë ekuilibrat e ekonomisë botërore - Ari i bardhë ndihmon Europën të fitojë autonominë nga Kina
Një studim i fundit i publikuar në Itali, konfirmon se terreni nëntokësor italian është i pasur me litium, në vecanti në Toskanë, Lazio dhe Campania. Nuk......

Gjermania dhe Azia bashkojnë “forcat” në Hungari - Gjigantët e automjeteve dhe “mbretërit” e baterive shtojnë investimet
Prodhuesit gjermanë të automjeteve dhe ata aziatikë të baterive janë bashkuar në Hungari në një bashkëpunim prej miliarda dollarësh për të nxitur ambiciet e......

Tarifë kufitare për karbonin në BE - Skema e parë në botë për mbështetjen e industrive europiane
Pas negociatave të gjata, Bashkimi Europian arriti një marrëveshje për të vendosur një tarifë të emetimeve të dioksidit të karbonit në importet e mallrave......

Vendi i parë në Evropë - Mali i Zi fiton 46.4 milionë euro nga eksporti i energjisë elektrike në tre javë
Ndërmarrja shtetërore e energjisë Elektroprivreda Crne Gore (EPCG) ka fituar 46.4 milionë euro nga eksporti i energjisë elektrike gjatë tre javëve të fundit,......

Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë – Kush e ‘rrëzoi’ nga podiumi?!
CEO i Tesla, Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë. Ai ia dha atë titull kryetarit dhe CEO-s së LVMH Bernard Arnault në mbyllje të hënën, sipas......