Shqipëria Postuar më 15 Mars 2023, 14:37

“Të hiqet tatimi 15% mbi pensionet private” - Hasa: Paralizon tregun dhe dekurajon qytetarët

Nga SCAN TV
“Të hiqet tatimi 15% mbi pensionet private” - Hasa: Paralizon

Grupet e interesit kërkojnë që të hiqet tatimfitimi mbi pensionet private, me argumentin se në të gjithë botën pensionet nuk taksohen. Gjatë diskutimit të draftit ligjit mbi fondet e pensionit privat, argumentohet se tatimi 15 për qind ka paralizuar këtë treg.

Po ashtu kërkohet që të ketë kufizime në tërheqjen e parakohshme të kontributeve, duke qenë se skemat private kanë si qëllim të sigurojnë më shumë të ardhura për qytetarët kur arrijnë moshën e tretë.

Sipas statistikave zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, është 36.500 mijë individë. Kjo skemë jep mundësi në moshën e pensionit, këta individë të kenë të ardhura më dinjitoze.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat