Shqipëria Postuar më 15 Mars 2023, 14:35

Mars, bien edhe më tej bonot e thesarit - Në ankandin e kësaj jave norma e interesit për instrumentet 12-mujore rë në 3.91%

Nga SCAN TV
Mars, bien edhe më tej bonot e thesarit - Në ankandin e kësaj

Marsi ka thelluar edhe më tej tendencën rënëse të bonove të thesarit. Këtë javë kanë qenë bonot me afat maturimi 12 mujor ato që kanë shënuar uljen e radhës. Nga norma 3.98% e regjistruar në ankandin e ditës së fundit të shkurtit, ato kanë rënë në ankandin e kësaj jave në kuotën  3.91%, duke ju afruar kështu gjithnjë e më shumë normave të depozitave bankare. Norma ka rënë më tej në mars, megjithëse ka pasur më shumë interes për investime në këtë instrument në raport me ankandin e fundit të shkurtit.

E njejta tendencë vërehet në të gjitha llojet e instrumenteve, përvecc bonove tre mujore, të cilat shënuan një rritje minimale në ankandin e fundit. Në këtë mënyrë, interesat e bonove të thesarit po i afrohen normave të depozitave bankare, veçanërisht duke parë disa paketa ofertash me të cilat janë hedhur në treg bankat tregtare për të konkurruar bonot e thesarit.

Nga të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë për muajin janar, raportohen interesa deri në 3.5% për depozitat dyvjeçare. Po ashtu, të paktën 4 banka të nivelit të dytë propozojnë interesa mbi 3.5% për depozita me afat mbi 60 muaj. Për depozitat me afat 1-vjeçar gjenden në treg oferta deri 3%. Kjo tendencë ka shtyrë veçanërisht individët të transferojnë kursimet drejt depozitave me afat, duke u bërë kështu konkurrencë të fortë të letrave me vlerë të qeverisë.

Lorenc Rabeta/SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......