Bota Postuar më 15 Mars 2023, 10:45

Shtrenjtohet me 1% çmimi i naftës - Opec rivlerëson pritshmëritë për kërkesën e Kinës

Nga SCAN TV
Shtrenjtohet me 1% çmimi i naftës - Opec rivlerëson

Çmimet e naftës u rikuperuan me më shumë se 1% të mërkurën, nga rënia e një dite më parë, pasi rishikimi në rritje i OPEC-ut për konsumin kinez kompensoi ndjesinë në ulje të investitorëve globalë, shkaktuar nga dështimet e bankave të SHBA.

Kontratat e së ardhmes së naftës Brent u rritën me 1.04 dollarë, në 78.49 dollarë për fuçi. Furnizimet e naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor fituan 98 cent, në 72.31 dollarë për fuçi.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës – OPEC - rriti më tej parashikimin e saj për rritjen e kërkesës kineze për naftë në vitin 2023 për shkak të lehtësimit të kufizimeve të vendit si pasojë e COVID-19, megjithëse la të qëndrueshme kërkesën totale globale, duke përmendur rreziqe të mundshme negative për rritjen botërore.

Rafineritë kineze përpunuan 3.3% më shumë naftë në dy muajt e parë të 2023 – shit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, nxitur nga politika e eksportit të karburantit dhe përpunimi i rafinerive të pavarura, pasi heqja e kufizimeve të COVID nga Pekini çoi në përmirësimin e marzheve për karburantin e përdorur për transport.

Dështimi i Silicon Valley Bank dhe Signature Bank shkaktoi shqetësime rreth rreziqeve për bankat e tjera pas rritjes së mprehtë të normave të interesit të Rezervës Federale të SHBA-së. Kjo nxiti gjithashtu spekulime për faktin nëse banka qendrore mund të ngadalësojë ritmin e shtrëngimit të saj monetar.

Të dhënat aktuale të inflacionit në SHBA janë në përputhje me pritshmëritë, duke forcuar parashikimet për një rritje më të vogël të normës së interesit nga Fed në mbledhjen e saj javën e ardhshme.

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat