Bota Postuar më 15 Mars 2023, 10:08

Google prezanton “armën” më të fundit kundër Microsoft - Kompanitë shpenzojnë miliarda dollarë për prodhimin e “mjeteve” me AI

Nga SCAN TV
Google prezanton “armën” më të fundit kundër

Google bëri publike një seri mjetesh të inteligjencës artificiale – AI - për e-mailin e tij, bashkëpunimin dhe softuerin cloud, si reagim ndaj Microsoft, disa ditë përpara se rivali i tij të bëjë një njoftim të ngjashëm.

Në një ripërsëritje të duelit të muajit të kaluar për chatbot-it me gjigantët e teknologjisë, Alphabet, kompania mëmë e Google, prezantoi një "shkop magjik" për softuerin e tij të njohur Google Docs që mund të hartojë një blog marketingu, plan trajnimi ose tekst tjetër.

Microsoft, ndërkohë, ka paralajmëruar një prezantim të ngjashëm për të enjten e 16 marsit duke thënë se po "rishpik produktivitetin me AI". Për pak orë pritet që të të shfaqë procesorin e tij konkurrues Word.

Alphabet tha gjithashtu se AI i saj do të jetë në gjendje të përmbledhë temat e mesazheve në Gmail, të krijojë prezantime me diapozitiv, të personalizojë kontaktin me klientët dhe të mbajë shënime takimesh si pjesë e përmirësimit të saj në Google Workspace, një grup produktesh me miliarda përdorues me llogari falas dhe me pagesë.

Përparimet pasqyrojnë se si ChatGPT ka nxitur një garë në Silicon Valley për të prodhuar sa më shumë produkte me të ashtuquajturën AI gjeneruese, e cila mëson nga të dhënat e kaluara se si të krijojë përsëri përmbajtje.

Microsoft, Alphabet dhe kolegët po investojnë miliarda dollarë për të ndërtuar dhe vënë në përdorim teknologjinë, duke shpresuar se të ardhurat që ata fitojnë nga përshpejtimi i shkrimit dhe detyrave krijuese për punonjësit e zyrës do të jenë më të shumta se kostot e këtyre përpjekjeve.

Google tha se klientët mund të rregullojnë modelin e tij të inteligjencës artificiale me të dhënat e tyre duke i mbajtur informacionet dhe përfitimet në pronësi të tyre.

Google tregoi se si një biznes imagjinar mobiljesh mund të ndërtonte chatbot më të mirë për shërbimin ndaj klientit, të aftë për të gjeneruar imazhe si dhe tekst, si për të treguar se si do të dukej një qen Corgi në një karrige moderne të mesit të shekullit. Chatbot mund të integrohet me një sistem pagesash në mënyrë që një blerës të mund të blejë karrigen.

Google synon që AI të "transformojë" punën e tregtarëve, avokatëve, shkencëtarëve dhe mësuesve.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat