Facebook largon nga puna 10 mijë persona - Kompania e madhe teknologjike konfirmoi rënien ekonomike

Meta Platforms ka njoftuar se do të shkurtojë 10 mijë vende të tjera pune në një raund të dytë të pushimeve masive, në një kohë që kompania e madhe teknologjike po përgatitet për një rënie të thellë ekonomike.
Kompania mëmë e Facebook tha se do të zvogëlojë madhësinë e ekipit të saj të rekrutimit dhe do të bëjë shkurtime të mëtejshme në grupet e saj të teknologjisë në fund të prillit, dhe më pas në grupet e saj të biznesit në fund të majit.
Meta ka ndërmarrë një ristrukturim të gjerë duke anuluar hapjen e 5 mijë vendeve të reja të punës, anulimin e projekteve me prioritet më të ulët dhe ‘eliminimib’ e sektorit të mesëmë të menaxhimit.
CEO i saj, Mark Zuckerberg, u shpreh se kjo do të jetë e vështirë dhe nuk ka rrugëdalje. Drejtuar stafit të tij ai shtoi se duhet t’i thonë lamtumirë kolegëve të talentuar dhe të pasionuar që kanë qenë pjesë e suksesit të përbashkët. Zuckerberg tha se ky realitet i ri ekonomik do të vazhdojë për shumë vite.
Shqetësimet për një rënie ekonomike për shkak të rritjes së normave të interesit kanë shkaktuar një seri shkurtimesh masive të vendeve të punës në të gjithë korporatta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: nga bankat e Wall Street si Goldman Sachs dhe Morgan Stanley deri te firmat e Big Tech duke përfshirë Amazon dhe Microsoft.
Meta, e cila po shpenzon miliarda dollarë për të ndërtuar metaversen futuristik, ka luftuar me një rënie, pas pandemisë, në sektorin e reklamave me kompanitë e shqetësuara për perspektivën ekonomike. Në fillim të muajit të kaluar, kompania shënoi rënie të fitimeve dhe tremujorin e tretë radhazi të rënies së të ardhurave.
Zuckerberg premtoi se do ta kthejë vitin 2023 në "Vit të Efiçencës". Me lëvizjen e fundit, Meta pret që shpenzimet në vitin 2023 të jenë midis 86 dhe 92 miliardë dollarë, më pak se parashikimi i mëparshëm prej 89 deri në 95 miliardë dollarë.
Në nëntor, Meta shkurtoi fuqinë punëtore me 11 mijë persona në pushimet e para masive në historinë e saj 18-vjeçare. Numri i punonjësve ishte 86.482 në fund të vitit 2022, 20% më shumë se një vit më parë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Qeveria amerikane miraton një projekt të madh shpimi nafte në Alaskë!
Rreth 600 milionë fuçi naftë pritet të nxirren brenda territorit shtetëror gjatë dekadave të ardhshme, sipas një deklarate nga Departamenti i Brendshëm në......

Greqia në protesta masive ndaj sistemit politik!
"57 të vdekur" është shkruar me ngjyrë të kuqe tek letra që një demostruese ka ngjitur në pulovër. Të gjithë në Selanik, qytetin e dytë për nga madhësia të......

Tregjet europiane sërish në rënie - Humbjet më të mëdha i realizon sektori i shitjeve me pakicë
Tregjet europiane të aksioneve po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, me sektorin bankar që vijon të jetë në territor negativ, pavarësisht një rimëkëmbje......

Stabilizohet tregu i monedhave - Fokusi rikthehet te shtrëngimi i politikave monetare nga FED
Dollari amerikan ka gjetur një mbështetje të lehtë në sesionin e sotëm, pasi vëmendja e investitorëve është rikthyer sërish te shtrëngimi i politikave monetare......

Nafta zbret pranë 78 USD - Të dyja kontratat ranë me mbi 4% në sesionin e kaluar
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, duke rikuperuar një pjesë të vogël të humbjeve të konsiderueshme të një dite më parë. Çmimet po......

Dollari në ‘rënie të lirë’ – Stabilizohen Paundi dhe Euro
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rënie këtë mëngjes teksa në raport me ditën e martë është blerë sot me 106.1 lekë dhe është shitur me 107 lekë sipas......

Festimet e Ditës së Verës/ Nga ballokumja, e deri tek veroret. Mbushet sheshi në Tiranë me njerëz e aktivitete të ndryshme
Në Tiranë të rritur e fëmijë zgjodhën bulevardin Dëshmorët e Kombit për të festuar me këngë, pije të ndryshme por mbi të gjitha edhe me verore në duar, një......

Plan investimi prej 193 miliardë dollarë – Volkswagen drejt elektrifikimit dhe dixhitalizimit!
Volkswagen të martën njoftoi planet për të investuar 180 miliardë euro (192.6 miliardë dollarë) midis 2023 dhe 2027, me më shumë se dy të tretat që synojnë......