Nafta zbret pranë 78 USD - Të dyja kontratat ranë me mbi 4% në sesionin e kaluar

Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, duke rikuperuar një pjesë të vogël të humbjeve të konsiderueshme të një dite më parë. Çmimet po mbështeten nga parashikimi i OPEC se kërkesa do të rimëkëmbet ndjeshëm në Kinë.
Megjithatë, investitorët vijojnë të jenë të shqetësuar për ngadalësimin e ekonomisë globale, si pasojë e shtrëngimit të politikave monetare nga bankat qendrore. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 78 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 72 dollarë për fuçi. Në sesionin e së martës, të dyja kontratat ranë me mbi 4%, duke prekur nivelin më të ulët në 3 muajt e fundit.
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës rriti parashikimin për kërkesën në Kinë, gjatë këtij viti, për shkak të heqjes së kufizimeve kundër përhapjes së Covid-19.
Referuar zhvillimeve të tjera, rezervat e naftës bruto në SHBA u rritën me 1.2 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, sipas të dhënave të Institutit Amerikan të Naftës. Megjithatë, investitorët po presin të dhënat zyrtare që publikohen nga Administrata për Informimin mbi Energjinë, që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme.
SCAN
Sondazh

Dollari në ‘rënie të lirë’ – Stabilizohen Paundi dhe Euro
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rënie këtë mëngjes teksa në raport me ditën e martë është blerë sot me 106.1 lekë dhe është shitur me 107 lekë sipas......

Festimet e Ditës së Verës/ Nga ballokumja, e deri tek veroret. Mbushet sheshi në Tiranë me njerëz e aktivitete të ndryshme
Në Tiranë të rritur e fëmijë zgjodhën bulevardin Dëshmorët e Kombit për të festuar me këngë, pije të ndryshme por mbi të gjitha edhe me verore në duar, një......

Plan investimi prej 193 miliardë dollarë – Volkswagen drejt elektrifikimit dhe dixhitalizimit!
Volkswagen të martën njoftoi planet për të investuar 180 miliardë euro (192.6 miliardë dollarë) midis 2023 dhe 2027, me më shumë se dy të tretat që synojnë......

Ulet më shumë çmimi i naftës - Kolapsi i Silicon Valley Bank trondit tregjet financiare
Çmimet e naftës ranë më shumë se 1 dollarë të martën, duke zgjatur në kohë uljen e një dite më parë, pasi kolapsi i Silicon Valley Bank tronditi tregjet e......

Kundër ndalimit të motorëve me djegie të brendshme - Gjermania, aleancë me Italinë dhe disa vende të Europës lindore
Gjermania ka krijuar një aleancë me Italinë dhe disa vende të Europës Lindore që kundërshtojnë heqjen e planifikuar nga qarkullimi të motorëve me djegie të......

BE “rinovon” tregun e energjisë - Synohet zbutja e rritjes së çmimeve
Komisioni Europian do të propozojë një rinovim të rregullave të tregut të energjisë elektrike në Europë, që synon zgjerimin e përdorimit të kontratave të......

Bixhozi “thyen” pritshmëritë - Lojtarët paguan 17 milionë euro tatim në shtet
Të ardhurat që buxheti i shtetit ka arkëtuar nga aktiviteti i lojërave të fatit përgjatë vitit që lamë pas kanë tejkaluar pritshmëritë, por edhe vitin 2021.......

Eurodeputetët kërkojnë një taksë për super të pasurit - Objektivi është reduktimi i pabarazisë mes shtresave sociale
Më shumë se 130 eurodeputetë firmosën një peticion i cili kërkon një taksë për pasurinë e ‘super të pasurve’ në shkallë ndërkombëtare për t’u bërë pjesë e......