Ulet më shumë çmimi i naftës - Kolapsi i Silicon Valley Bank trondit tregjet financiare

Çmimet e naftës ranë më shumë se 1 dollarë të martën, duke zgjatur në kohë uljen e një dite më parë, pasi kolapsi i Silicon Valley Bank tronditi tregjet e aksioneve dhe ngjalli frikë për një krizë të re financiare.
Kontratat e së ardhmes së naftës Brent ranë 87 cent, në 79.90 dollarë për fuçi. Furnizimet e naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor ranë 85 cent, në 73.93 dollarë për fuçi.
Mbyllja e papritur e Silicon Valley Bank, shkaktoi shqetësime për rreziqe për bankat e tjera si pasojë e rritjes së mprehtë të normave të interesit të Rezervës Federale të SHBA-së gjatë vitit të kaluar. Situata gjithashtu nxiti spekulime nëse banka qendrore mund të ngadalësojë ritmin e shtrëngimit të saj monetar.
Autoritetet amerikane ndërmorën masa urgjente për të forcuar besimin në sistemin bankar pasi frika e ‘infektimit’ nga dështimi i Silicon Valley Bank çoi në një shitje të aktiveve të SHBA në fund të javës së kaluar.
Përtej ‘valëve tronditëse’ të Silicon Valley Bank, çmimet e naftës ishin gjithashtu nën presion për shkak të shenjave të një rikuperimi ekonomik më të dobët se sa pritej në Kinë, pavarësisht heqjes së kufizimeve të saj të rrepta kundër përhapjes së COVID-19.
Zyra e statistikave e Kinës publikoi të dhëna javën e kaluar që tregonin se inflacioni i konsumatorit në ekonominë e dytë më të madhe në botë u ngadalësua në shkallën më të ulët në një vit në shkurt, me blerësit që mbetën të kujdesshëm edhe pasi kufizimet në kuadër të pandemisë u hoqën në fund të 2022 - shit.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Kundër ndalimit të motorëve me djegie të brendshme - Gjermania, aleancë me Italinë dhe disa vende të Europës lindore
Gjermania ka krijuar një aleancë me Italinë dhe disa vende të Europës Lindore që kundërshtojnë heqjen e planifikuar nga qarkullimi të motorëve me djegie të......

BE “rinovon” tregun e energjisë - Synohet zbutja e rritjes së çmimeve
Komisioni Europian do të propozojë një rinovim të rregullave të tregut të energjisë elektrike në Europë, që synon zgjerimin e përdorimit të kontratave të......

Bixhozi “thyen” pritshmëritë - Lojtarët paguan 17 milionë euro tatim në shtet
Të ardhurat që buxheti i shtetit ka arkëtuar nga aktiviteti i lojërave të fatit përgjatë vitit që lamë pas kanë tejkaluar pritshmëritë, por edhe vitin 2021.......

Eurodeputetët kërkojnë një taksë për super të pasurit - Objektivi është reduktimi i pabarazisë mes shtresave sociale
Më shumë se 130 eurodeputetë firmosën një peticion i cili kërkon një taksë për pasurinë e ‘super të pasurve’ në shkallë ndërkombëtare për t’u bërë pjesë e......

Tirana me 9.286 biznese të reja - Kryeqyteti e mbylli vitin 2022 me 64.748 subjekte aktive
Kryeqyteti duket se po jep mundësi të shumta për të eksperimentuar me biznese të ndryshme. Ndonëse 2022 është parë si vit i vështirë në sektorë të ndryshëm të......

Qeveria, “OK” centralit eolik - Fuqia e instalur 3 MW, shteti do të marrë 2% të energjisë së prodhuar
Qeveria ka miratuar ndërtimin e një parku të prodhimit të energjisë nga era në Tragjas të Vlorës, teksa fuqia e instaluar e centralit është 3 MW. Sipas......

Formula, si do të taksohen profesionet e lira? - Lera: Nga 1 Janari në skemë, preken 12 mijë subjekte
Draftligji i ri për tatimin mbi të ardhurat është rishikuar sërish dhe tashmë është bërë publik varianti final. Profesionet e lira do të jenë të parat që do të......

Cilësia e furnizimit me energji, shtyhen detyrimet - ERE “pranon” kërkesat e furnizuesve, përfshin edhe kompaninë e OSHEE-së
Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur shtyrjen e aplikimit të disa detyrimeve mbi arritjen e treguesve të cilësisë së shërbimit ndaj klientit, për......