Eurodeputetët kërkojnë një taksë për super të pasurit - Objektivi është reduktimi i pabarazisë mes shtresave sociale

Më shumë se 130 eurodeputetë firmosën një peticion i cili kërkon një taksë për pasurinë e ‘super të pasurve’ në shkallë ndërkombëtare për t’u bërë pjesë e tranzicionit ekologjik dhe social. Propozimi i publikuar në të përditshmen franceze ‘Le Monde’ u bë fillimisht nga eurodeputetja franceze Aurore Lalucq - socialistë e demokratë, e së majtës – dhe ekonomisti Gabriel Zucman – specialist i evazionit fiskal dhe tranzicionit të të ardhurave shumë të larta, që janë dhe promovues të kësaj fushate. Sipas tyre ajo që është arritur me kompanitë shumëkombëshe duhet aplikuar dhe tek super të pasurit.
Marrëveshja e referimit për një taksë globale minimale prej 15% për sipërmarrjet shumëkombëshe duhet të hyjë në fuqi këtë vit. Eurodeputetët shpjegojnë se propozimi i tyre është shumë i thjeshtë: futja në fuqi e një takse progresive mbi pasurinë e super të pasurve në shkallë ndërkombëtare për të reduktuar pabarazinë dhe për të kontribuar në financimin e investimeve të domosdoshme për tranzicionin ekologjik dhe social.
Autorët e këtij peticioni përmendin dhe idenë e vendosjes së taksës 1.5% në pasuri prej të paktën 50 milionë euro, por pohojnë se niveli i saktë i taksës duhet vendosur në mënyrë kolektive dhe demokratike. Lalucq e Zucman i bëjnë apel OSBE dhe Kombeve të Bashkuara që të nisin negociatat për taksat si dhe i kërkojnë Bashkimit Europian që të reagojë. Në këtë peticion thuhet se në vitin 2018 Elon Musk, në atë kohë njeriu i dytë më i pasur në noyë, nuk ka paguar asnjë cent në taksa federale; si dhe që në Francë 370 familjet më të pasura aktualisht taksohen deri në 3%. Peticioni u firmos sidomos nga eurodeputetë të së majtës dhe të gjelbër, nga dhjetëra ekonomistë si dhe nga organizata ndërkombëtare jo fitimprurëse mes të cilave Oxfam.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Tirana me 9.286 biznese të reja - Kryeqyteti e mbylli vitin 2022 me 64.748 subjekte aktive
Kryeqyteti duket se po jep mundësi të shumta për të eksperimentuar me biznese të ndryshme. Ndonëse 2022 është parë si vit i vështirë në sektorë të ndryshëm të......

Qeveria, “OK” centralit eolik - Fuqia e instalur 3 MW, shteti do të marrë 2% të energjisë së prodhuar
Qeveria ka miratuar ndërtimin e një parku të prodhimit të energjisë nga era në Tragjas të Vlorës, teksa fuqia e instaluar e centralit është 3 MW. Sipas......

Formula, si do të taksohen profesionet e lira? - Lera: Nga 1 Janari në skemë, preken 12 mijë subjekte
Draftligji i ri për tatimin mbi të ardhurat është rishikuar sërish dhe tashmë është bërë publik varianti final. Profesionet e lira do të jenë të parat që do të......

Cilësia e furnizimit me energji, shtyhen detyrimet - ERE “pranon” kërkesat e furnizuesve, përfshin edhe kompaninë e OSHEE-së
Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur shtyrjen e aplikimit të disa detyrimeve mbi arritjen e treguesve të cilësisë së shërbimit ndaj klientit, për......

Sa investon Shqipëria në kërkimin shkencor? - 756 herë më pak se mesatarja e BE-së, me vetëm 16 milionë euro në vit
Ministria e Arsimit ka publikuar draft strategjinë kombëtare për kërkimin shkencor, teknologjinë dhe inovacionin për vitet 2023-2030. Kjo strategji është......

Apeli i ministrave europianë të financave - “Një qëndrim më i ashpër fiskal për vitin 2024”
Ministrat e Financave të Eurozonës mbështetën një rekomandim të Komisionit Europian për të filluar shtrëngimin e politikave fiskale, duke hequr gradualisht......

Britania përcakton 12 zonat e investimeve - Objektivi, nxitja e ekonomisë rajonale jashtë Londrës
Ministri britanik i Financave Jeremy Hunt deklaroi se do të krijonte 12 "zona investimi" në Angli për të nxitur ekonominë rajonale jashtë Londrës, një version......

Pagat e mjekëve: Cilat vende i paguajnë më shumë dhe më pak në Europë?!
Personeli shëndetësor dhe mjekët në veçanti punuan pandërprerë për të shpëtuar jetë gjatë pandemisë COVID-19. Shumë prej tyre nuk shkuan në shtëpi për ditë ose......