Britania përcakton 12 zonat e investimeve - Objektivi, nxitja e ekonomisë rajonale jashtë Londrës

Ministri britanik i Financave Jeremy Hunt deklaroi se do të krijonte 12 "zona investimi" në Angli për të nxitur ekonominë rajonale jashtë Londrës, një version i reduktuar ky i një politike të ndjekur nga ish kryeministrja e vendit Liz Truss.
Përpara miratimit të buxhetit vjetor, ministrii i financave tha se secila prej zonave do të mbështetet nga 80 milionë paund të shpërndara në pesë vjet që mund të adresohen drejt lehtësimit të taksave për bizneset, trajnimin dhe infrastrukturën.
Hunt njoftoi gjithashtu 100 milionë paund fonde që do të ndahen në Glasgou, Manchester dhe në një pjesë të Anglisë qendrore për të përmirësuar qendrat e tyre të kërkimit dhe zhvillimit.
Hunt duket se do të ruajë kontrollin e tij mbi financat publike në buxhet, duke frenuar çdo reduktim të madh të taksave ose rritje të shpenzimeve derisa në zgjedhjet e ardhshme. Ai u shpreh se rritja e vërtetë e nivelit ekonomik duhet të jetë rreth krijimit të pasurisë lokale dhe vendimmarrjes lokale për të zhbllokuar pengesat ndaj rigjenerimit. Sipas tij nga krijimi i mundësive përmes Zonave të reja të Investimeve, do të përmbushet prioriteti kryesor i qeverisë për të rritur nivelin ekonomik në të gjithë vendin.
Paraardhësi i Hunt, Kwasi Kwarteng kishte shpallur më parë zona investimi - një politikë kyçe e qeverisë jetëshkurtër Truss - që do të ofronte lehtësime shumë më të mëdha tatimore për bizneset, por me një kosto më të madhe për qeverinë.
Planet e shpenzimeve të Truss - dhe premtimi për t'i financuar ato nga rritja e ardhshme ekonomike - shkaktuan një shitje të aktiveve britanike që përfundimisht shkatërruan postin e saj në krye të qeverisë dhe sollën Rishi Sunak si zëvendësuesin e saj. Hunt tha se po punonte ngushtë me qeveritë e Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut për të përcaktuar se si do të shpërndaheshin zonat e investimeve në ato vende.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Pagat e mjekëve: Cilat vende i paguajnë më shumë dhe më pak në Europë?!
Personeli shëndetësor dhe mjekët në veçanti punuan pandërprerë për të shpëtuar jetë gjatë pandemisë COVID-19. Shumë prej tyre nuk shkuan në shtëpi për ditë ose......

SHBA, Britania e Madhe dhe Australia shpallin marrëveshje për nëndetëset me energji bërthamore!
Presidenti Joe Biden dhe liderët e Australisë dhe Mbretërisë së Bashkuar njoftuan të hënën se Australia do të blejë nëndetëse sulmuese me energji bërthamore......

Nafta zbret drejt 80 USD për fuçi - Investitorët i frikësohen një krizë të re financiare globale
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, pasi kolapsi i dy bankave amerikane ka rikthyer shqetësimet për......

Bursat europiane, në rritje modeste - Tregjet presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA për shkurtin
Tregjet europiane i janë rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pasi humbjeve të një dite më parë, si pasojë e kolapsit të Silicon Valley Bank, që ka rikthyer......

Dollari rikuperon pjesërisht humbjet - Biden: Janë marrë masat për të garantuar sigurinë e sistemit bankar
Dollari amerikan është forcuar gjatë sesionit të sotëm, pas humbjeve të konsiderueshme të realizuara një ditë më parë si pasojë e kolapsit të huadhënësit......

Ministrat gjermanë në kërkim të hidrogjenit dhe tregtisë së lirë!
Sfida e hidrogjenit është e dyfishtë: nga njëra anë, kompanitë gjermane duan të ofrojnë teknologji dhe të marrin pjesë në prodhim; por nga ana tjetër bëhet......

Rikuperon monedha europiane ndërsa Dollari dhe Paundi regjistrojnë rënie!
Monedha europiane ka rikuperuar pikë këtë të martë teksa është blerë sot me 114 lekë dhe është shitur me 114.5 lekë në raport me një ditë më parë sipas kursit......

Në prill shpërndahen paratë nga taksa e jashtëzakonshme - Ibrahimaj: Pas arkëtimit në mars do të identifikohen shtresat më në nevojë
Fitimet që do të arkëtohen nga mbledhja e taksës së jashtëzakonshme nga kompanitë që operojnë në sektorin e prodhimit të energjisë elektrike, pritet të......