Bota Postuar më 14 Mars 2023, 10:29

Dollari rikuperon pjesërisht humbjet - Biden: Janë marrë masat për të garantuar sigurinë e sistemit bankar

Nga SCAN TV
Dollari rikuperon pjesërisht humbjet - Biden: Janë marrë masat

Dollari amerikan është forcuar gjatë sesionit të sotëm, pas humbjeve të konsiderueshme të realizuara një ditë më parë si pasojë e kolapsit të huadhënësit amerikan, të fokusuar te start up-et e teknologjisë. Investitorët besojnë se për shkak të këtyre falimentimeve, Rezerva Federale do të bërë një pauze në rritjen e interesave.

Investitorët vijojnë të jenë nën panik, pas falimentimit të Silicon Valley Bank and Signature Bank, pavarësisht se presidenti amerikan, Joe Biden premtoi se do të marrë masa për të garantuar sigurinë e sistemit bankar në SHBA.

Kolapsi i SVB, ishte më i madhi që nga kriza financiare globale e vitit 2008 dhe ka nxjerrë në pah edhe shqetësimet nëse rritja e interesave nga Rezerva Federale në më shumë se 4.5% mund të ketë sjellë një çarje brenda aktorëve të sektorit bankar.

Në këtë situatë, aktorët e tregut vlerësojnë se ka 31% shanse që Rezerva Federale të mos rrisë normat e interesit në takimin e 21 dhe 22 marsit. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 103.7, ndërsa në sesionine kaluar ra me rreth 1%. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin është rritur ndjeshëm drejt 24 mijë dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1670 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat