Shqipëria Postuar më 14 Mars 2023, 10:20

Rikuperon monedha europiane ndërsa Dollari dhe Paundi regjistrojnë rënie!

Nga SCAN TV
Rikuperon monedha europiane ndërsa Dollari dhe Paundi regjistrojnë

Monedha europiane ka rikuperuar pikë këtë të martë teksa është blerë sot me 114 lekë dhe është shitur me 114.5 lekë në raport me një ditë më parë sipas kursit të këmbimit lokal.

Dollari amerikan ndërkaq edhe pse po forcohet disi mëngjesin e sotëm ka pësuar një zbritje të vlerës gjatë natës duke u blerë sot me 106.5 lekë dhe duke u shitur me 107.3 lekë nga dita e djeshme.

Paundi britanik blihet sot me 128.8 lekë dhe shitet me 130.2 lekë duke shënuar një rritje të kuotës në raport me ditën e hënë referuar tregut të brendshëm valutor.

Franga zvicerane sakaq shfaqet e stabilizuar në 116 lekë në blerje dhe në 117 lekë në shitje duke mos pasur luhatje të konsiderueshme të vlerës nga dita e djeshme.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat