Shqipëria Postuar më 13 Mars 2023, 13:52

Kolaudimi i sahatëve të dritave, kërkohen ndryshime - Rritje e frekuencës së kontrolleve dhe përjashtim të DPM. ERE, pikëpyetje mbi rritjen e kostove

Nga SCAN TV
Kolaudimi i sahatëve të dritave, kërkohen ndryshime - Rritje e

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes kërkon ndryshime në kontratën mbi verifikimin e matësve të energjisë elektrike dhe vulosjen e tyre. Përmes, një kërkese drejtuar Entit Rregullator të Energjisë, OSSH kërkon ndryshimin e frekuencës së verifikimit, që aktualisht është 2 vjet,  liberalizimin e tregut, si dhe përjashtimin e Drejtorisë së Përgjithme të Metrologjisë  në përgatitjen e planit vjetor të shërbimeve.

Ndër të tjera, OSSH e argumenton kërkesën me nevojën për liberalizimin e tregut, që nënkupton rritjen e subjekteve të autorizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë për verifikimin e aparateve matës të energjisë elektrike dhe vulosjes së tyre.

Bordi i ERE-s ngriti pikëpyetje edhe mbi kostot, që mund të lindin nga rritja e frekuencës së kolaudimit të matësve të energjisë.

Gjithsesi, kërkesa e OSSH nuk ka të përcaktuar afatet konkrete që kërkohen për kolaudimin e sahatëve apo specifikime të tjera, në lidhje me subjektet e licencuar për këtë shërbim. Për këtë arsye, ERE do të kërkojë shpejgime shtesë, përpara se të nxjerrë për konsultim public ndryshimet e kërkuara.

Ola Mitre/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat