Rriten ndjeshëm asetet e sistemit bankar - Në janar totali u zgjerua në 1.899 trilionë lekë, 26 miliardë më shumë nga dhjetori 2022

Sistemi bankar ka vijuar shtimin e aseteve edhe për vitin 2023. Nga të dhënat zyrtare të sapopublikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në muajin janar totali i aseteve të sistemit rezulton mbi 1.3% më i lartë nga 31 dhjetori i vitit 2022. Nga 1.873 trilionë lekë në fund të vitit 2022, totali i asteve të sistemit bankar është rritur në 1.899 trilionë, pra me rreth 26 miliardë lekë.
Rritja krahasuar me vitin 2021 kur totali i aseteve ishte 1.783 trilionë rezulton në masën 5% në vitin 2022. Në masë të njëjtë janë rritur edhe depozitat në sistem, të cilat nga 1,488 trilionë lekë në vitin 2021, rezultojnë 1.562 trilionë në fund të vitit 2022.
Treguesit e sistemit bankar vijnë në një vit të veccantë, kur nga rritja e interesave të bonove të thesarit pritej zhvendosje nga depozitat në letra me vlerë të qeverisë. Gjë që ndodhi në një masë të caktuar pranë periudhës kur normat e interesave të bonove të thesarit prekën kulmin gjatë fundit të vitit 2022. Por tendenca u kthye shpejt në kah të kundërt me rënien e yieldeve të bonove të thesarit.
Rënia e fortë e normave të interesave të bonove të thesarit, veçanërisht gjatë muajit janar, ka shkaktuar edhe një zhvendosje masive të fondeve nga letrat me vlerë të qeverisë drejt depozitave bankare. Për muajt dhjetor 2022-janar 2023, totali i depozitave në sistemin bankar është shtuar me më shumë se 14 miliardë lekë, apo afërisht 140 milionë dollarë. Vetëm në këta dy muaj pra, depozitat në monedhë kombëtare janë rritur me 2.5%, ndërkohë që rritja është edhe më e dukshme krahasuar me muajin maj të vitit të shkuar, kur ato arritën vlerën më të ulët. Sipas të dhënave zyratre të Bankës së Shqipërisë, totali i depozitave në lekë është rritur me 36 miliardë lekë, ose me 5.2%.
Një masë e madhe e këtyre luhatjeve të depozitave lidhet drejtpërdrejt me atë që ka ndodhur me bonot e thesarit, dhe veçanërisht me mbireagimin e aktorëve pas pritshmërive se normat bazë të ineteresit, që përcaktojnë dhe yieldet e bonove do të rriten në mënyrë të pandërprerë edhe në vitin 2023, për shkak të inflacionit e ndërhyrjeve të mëtejshme të Bankës së Shqipërisë.
Lorenc Rabeta/SCAN

161 milionë lekë për shpronësimet në Shëngjin - Shpallet lista paraprake e 140 pronarëve që do të kompensohen nga ndërtimi i rrugës
Agjencia Shtetërore e Shpronësimit shpall shpronësimi për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private të cilët preken nga projekti i......

Rritet huamarrja e qeverive në botë - Në vitin 2023 do të arrijë shifrën 10.5 trilionë dollarë
Huamarrja shtetërore në nivel ndërkombëtar do të arrijë në 10.5 trilionë dollarë në vitin 2023, gati 40% mbi mesataren historike përpara pandemisë COVID-19,......

Çmimet e vezëve në Shqipëri, më të larta se mesatarja e BE-së - Renditemi në vendin e 11-të për shtrenjtësinë
Rritja e çmimeve të vezëve në Shqipëri për fillimin e 2023 ka shënuar një vlerë më të lartë sesa mesatarja europiane. Si çdo produkt ushqimor për shkak të......

Gjermania, në grevë për pagat - Anulohen fluturimet, mijëra pasagjerë në kaos
Fluturimet në qytetet veriore gjermane të Bremen dhe Hamburg, por dhe në kryeqytetin Berlin janë anuluar si pasojë e grevës së punonjësve. Stafi në......

Biden, në mbrojtje të sistemit bankar në SHBA - Vendimi, pas kolapsit të Silicon Valley dhe Signature Bank
Presidenti amerikan Joe Biden do të përballet me krizën aktuale bankare e cila bëri që rregullatorët amerikanë të ndërhyjnë me një sërë masash emergjente pasi......

Rritet çmimi i naftës së papërpunuar - Shkak, rimëkëmbja e Kinës dhe dobësimi i dollarit
Çmimet e naftës në tregjet botërore shënuan rritje duke përmbysur një fillim të dobët pasi një rikuperim i kërkesës kineze dhe një dollar më i dobët i dhanë......

Fitime rekord për Saudi Aramco: 161.1 miliardë dollarë në 2022, një rritje prej 46.5%!
Gjigandi i naftës në Arabinë Saudite “Aramco” raportoi një fitim rekord vjetor prej 161.1 miliardë dollarësh për vitin 2022, 46% më shumë se një vit më parë.......

Varfëria ekstreme mund të çrrënjoset në 2050 - Raporti, 2/3 e botës do të mund të jetojë me më shumë se 10 dollarë në ditë!
Sipas një parashikimi të ri ekonomik, fundi i varfërisë ekstreme mund të arrihet më në fund në vitin 2050, nxitur nga rritja ekonomike në vendet me të ardhura......