Europa Postuar më 13 Mars 2023, 11:11

Gjermania, në grevë për pagat - Anulohen fluturimet, mijëra pasagjerë në kaos

Nga SCAN TV
Gjermania, në grevë për pagat - Anulohen fluturimet, mijëra

Fluturimet në qytetet veriore gjermane të Bremen dhe Hamburg, por dhe në kryeqytetin Berlin janë anuluar si pasojë e grevës së punonjësve.

Stafi në aeroporte i është përgjigjur kërkesës së sindikatës Verdi e cila është ende në diskutime për pagën për turnet e natës, fundjavat dhe pushimet e paguara.

Në aeroportin e Berlinit janë anuluar rreth 200 fluturime, duke prekur më shumë se 2700 pasagjerë. Aeroporti i Hamburg-ut tha se fluturimet në nisje ishin anuluar të gjithë dhe pothuajse gjysma e mbërritjeve gjithasjhtu, ndërsa aeroporti në Bremen bëri të qartë se asnjë avion nuk do të niset dhe as do të ulet në pistat e tij.

Shoqata e aeroporteve të Gjermanisë, ADV, konfirmoi se rreth 45 mijë pasagjerë prekeshin në mënyrë të drejtpërdrejtë si pasojë e grevës.

Greva nga ana e stafit të aeroportit ndodh në një moment bisedimesh të vështira për pagat për punonjësit. Sindikatat gjermane kërkojnë një rritje pagash prej 10.5%, ndërsa punëdhënësit kanë ofruar një rritje prej 5% në dy faza dhe një pagesë të vetme prej 2.500 eurosh për punonjës.

Sindikatat e kanë refuzuar ofertën, duke thënë janë të pamjaftueshme për të përballuar shpenzimet aktuale. Raundi tjetër i bisedimeve do të fillojë më 27 mars. Për më tepër, ka negociata në mbarë vendin për pagesat për punonjësit e sigurisë ajrore dhe në nivel lokal për punonjësit e shërbimit tokësor.

Por Gjermania nuk është e vetmja që është prekur nga grevat. Në Mbretërinë e Bashkuar, qindra mijëra njerëz, duke përfshirë mësues, lektorë universitarë, punonjës të hekurudhave dhe linjave të autobusëve, organizuan një grevë muajin e kaluar për të kërkuar paga më të larta për të përballuar kostot në rritje të jetesës.

Në Francë, më shumë se një milion manifestues marshuan në qytete dhe qyteza javën e kaluar kundër planit të qeverisë për të rritur moshën e daljes në pension në 64 vjeç.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Europa 13 Mars

SIPRI: Europa po armatoset fuqishëm!

Sipas rezultateve të raportit të fundit SIPRI të Institutit të Stokholmit për Paqen Europa është duke u armatosur fuqimisht në raport me pjesën tjetër të......

Shqipëria 13 Mars

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan ka regjistruar rënie këtë të hënë teksa blihet sot me 106.3 lekë dhe shitet me 107.2 lekë në raport e javën që lamë pas. Sipas kursit të......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat