Inflacioni ul pagat minimale në shumë vende të BE-së!

Edhe pas vendosjes së pagës minimale, të ardhurat e shumë të punësuarve në vendet e Bashkimit Europian nuk mjaftojnë për të kompensuar inflacionin e lartë. Vetëm tek gjysma e 22 vendeve anëtare të BE-së që kanë vendosur me ligj pagën minimale ka mjaftuar rritja e kufirit të poshtëm të rrogës për të kompensuar rritjen e çmimeve. Të dhënat janë publikuar në raportin ndërkombëtar për pagën minimale i Institutit për Studime Ekonomike dhe Shkencore, WSI i fondacionit Hans-Böckler, të cilit i referohet agjencia e lajmeve, epd.
Studiuesit vërejnë se në Gjermani ka pasur më shumë efekt se në vende të tjera të BE ndihma për sigurimin e fuqisë blerëse, pasi në tetor 2022 paga minimale u rrit në 12 euro në orë. Sipas studiuesve, ky ishte një kontribut i rëndësishëm për të mbështetur kërkesën dhe zhvillimin ekonomik pas krizës për shkak të luftës në Ukrainë.
Kurse në 10 vende të BE të punësuarit kanë pasur humbje të ndjeshme reale të fuqisë blerëse, megjithëse edhe ata merrnin pagën minimale ligjore. Në 18 vende të BE u rrit paga minimale me fillimin e vitit 2023, disa vende e rritën atë gjatë vitit 2022. Mesatarja e rritjes së pagës minimale ishte nominalisht 12% kundrejt 1 janarit 2022, por për shkak të rritjes së menjëhershme të çmimeve dhe zhvlerësimit si pasojë e inflacionit, kjo rritje mesatare ishte vetëm në vlerën 0,6%.
Me një pagë minimale 12 euro në orë Gjermania ndodhet në vitin 2023 ndër vendet me pagën më të lartë minimale. Në krye qëndron Luksemburgu me 13,80 euro. Pas Gjermanisë me një diferencë të vogël qëndron Belgjika me një pagë minimale 11,85 dhe Holanda me 11,75. Në Irlandë paguhen minimalisht 11,30 euro për orë pune dhe në Francë 11,27.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan ka regjistruar rënie këtë të hënë teksa blihet sot me 106.3 lekë dhe shitet me 107.2 lekë në raport e javën që lamë pas. Sipas kursit të......

Nafta e nis javën në rritje të lehtë - Mbështetet nga dobësimi i dollarit dhe nga rritja e kërkesës në Kinë
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa fitimet po kufizohen nga problemet që po shfaqin disa banka në SHBA. Edhe rimëkëmbja e kërkesës......

Tregjet europiane e nisin javën në rënie - Investitorët, të fokusuar te kolapsi i i Silicon Valley Bank
Tregjet europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët janë fokusuar te kolapsi i i Silicon Valley Bank dhe efektet që mund të ketë në......

Dollari e nis javën në rënie - Ndikohet nga kolapsi i Silicon Valley Bank dhe nga FED
Dollari amerikan po qëndron në rënie në sesionin e parë të javës, pasi autoritetet në Shtetet e Bashkuara ndërhynë për të parandaluar një kolaps të Silicon......

Incidentet e baterive litium-jon po ndodhin më shpesh. Ja si t'i parandaloni ato!
Bateritë litium-jon, të gjetura në shumë produkte të njohura të konsumit, janë sërish nën vëzhgim pas një zjarri masiv këtë javë në qytetin e Nju Jorkut që......

Çfarë i mungon një miliarderi që ka gjithçka? Elon Musk po planifikon të ndërtojë qytetin e tij!
Subjektet e lidhura me Elon Musk dhe kompanitë e tij thuhet se kanë blerë mijëra hektarë tokë në Teksas me shpresën për të krijuar një qytet ku punonjësit e......

Britania do të paguajë 576 milionë dollarë për të luftuar emigracionin e paligjshëm gjatë 3 viteve të ardhshme!
Mbretëria e Bashkuar tha të premten se do të paguajë 576 milionë dollarë gjatë tre viteve të ardhshme, si pjesë e një marrëveshjeje me Francën për të luftuar......

Europa dhe SHBA duan të krijojnë aleancën për lëndët e para! – Çfarë do të përfshijë ajo?
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u shpreh e kënaqur pas takimit me presidentin amerikan, Joe Biden duke e cilësuar si ‘një bisedë shumë......